Kodheli: Vendi i mbërthyer nga kriza ekonomike

Kriza ekonomike ka mbërthyer vendin dhe treguesit ekonomikë dëshmojnë se rritja e ekonomisë është frenuar. Kjo ka qenë deklarata e deputetes së PS-së, Arta Dade e cila ka theksuar se qeveria është e paaftë për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. "Treguesit më të fundit ekonomikë, si treguesit e shitjeve apo ata monetarë, sinjalizojnë frenimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009 dhe fillimit të vitit 2010", u shpreh ajo. Sipas Kodhelit ndërprerja e investimeve nga pjesa më e madhe e bizneseve, shfrytëzimi i ulët i kapaciteteve, rritja e papërfillshme e kredisë për investime, dëshmojnë për një ecuri të ngadaltë të investimeve private edhe në muajt e parë të këtij viti.
"Inflacioni zyrtar në muajin shkurt 2010 rezultoi 4.4 për qind, duke tejkaluar me 0.4 pikë kufirin e sipërm të tolerancës të përcaktuar si objektiv nga Banka e Shqipërisë", nënvizoi ajo. Sipas deputetes socialiste, shifrat reale të një papunësie të frikshme.
"Pushteti i Sali Berishës, i ngritur mbi manipulimin e votës, po rrit cmimet, po shton papunësinë, po zhyt Shqipërinë në krizë dhe po e vështirëson përditë e më shumë jetën e shqiptarëve", përfundoi Kodheli.