E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Qeveria po vjedh shqiptarët

Tiranë, 5 prill, NOA- Për Partinë Socialiste vjedhja e votave të 28 qershorit po jep pasoja edhe në ekonominë e vendit. Deputeti i PS-së, Taulant Balla u shpreh sot në një konferencë për mediat se pushteti i ngritur mbi manipulimin e zgjedhjeve dhe vjedhjen e votës ka shtrirë tashmë tentakulat e tij në çdo sektor të ekonomisë shqiptare.

Ai theksoi se me manipulimin e zgjedhjeve kryeministri mbajti një pushtet që po i varfëron dhe më tepër shqiptarët.

Duke u ndalur në situatën ekonomike, Balla theksoi se zonat e përmbytura në dimër ende nuk janë kthyer në normalitet. Ai fajësoi për këtë kryeministrin Berisha duke theksuar se përmbytjet erdhën si pasojë e papërgjegjshmërisë, babëzisë dhe korrupsionit të pushtetit të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Deputeti i PS-së u ndal dhe në çështjen e punësimit duket theksuar se shqiptarët po humbasin më shumë vende pune. Qeveria e votave të vjedhura e Sali Berishës jo vetëm që nuk po rrit punësimin, por numri i vendeve të punës po ulet ndjeshëm çdo muaj, tha ai.

Bala theksoi se Sali Berisha, po mban me pahir një pushtet për të vjedhur shqiptarët.

m.xh.NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›