E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: çdo ditë një protestë


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë apel për të dalë çdo ditë në protestë, deri më 30 prill, ku gjithë shqiptarët do takohen për të kundërshtuar për çdo çështje të jetës së tyre të rënduar nga qeverisja. Kryesocialisti Rama deklaroi se edhe pas 30 prillit, protesta e opozitës do të vijojë deri në vendosjen e ekilibrave demokratikë." Edhe në 1 maj e më tutje do ketë sërish protesta. Ne do jemi në protestë deri në vendosjen e ekulibrave demokratikë", theksoi ai.
Rama theksoi se së bashku me partnerët opozitarë do ndërmerren edhe rrugë të tjera protestuese.
Rama deklaroi se duhet protestuar për gjendjen në të cilën e ka çuar vendin keqqeverisja. "Sot është koha për t'u ndarë nga e shkuara e keqqeverisjes dhe për të shkuar drejt të ardhmes në të cilin qytetarët qeverisen falë zgjedhjet së tyre të lirë", përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›