E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Vendi në krizë, Berisha është i pabesueshëm

Tiranë, 26 mars, NOA Për Partinë Socialiste rritja e çmimeve dhe ulja e investimeve janë shenja të një krizë ekonomike, që po i bëjnë të pabesueshme premtimet e kryeministrit Sali Berisha. Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot në emër të Partisë Socialiste deputetja Mimi Kodheli.

Ajo theksoi se shifrat e INSTAT-t tregojnë se papunësia vazhdon të rritet, megjithë premtimet për vende të reja pune nga ana e kryeministrit. Gjithashtu, Kodheli shtoi se shqetësuese në vend është dhe situata në sektorin bankar dhe kredidhënie, e cila vazhdon të mbetet problematike.

Përballë kësaj situate alarmante, të cilën shqiptarët e përjetojnë çdo ditë, Sali Berisha shet demagogji. Sot, Sali Berishën nuk e beson dot më kush. Jo sepse Sali Berisha nuk di të gënjejë, por sepse përballë këtij realiteti, edhe kur gënjen, askush stë beson dot, u shpreh Kodheli.

Deputetja e PS-së ka theksuar se institucionet e vendit dhe ato të huaja, pohojnë se efektet e krizës ekonomike janë prezente në Shqipëri.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›