PD: Rama ti japë fund turizmit parlamentar

Partia Demokratike akuzoi sot kryetarin e opozitës Edi Rama se po mban deputetët jashtë Parlamentit për interesa personale.
"Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K, që është i vetmi i quajtur socialist në Evropë që për interesa të karrierës personale dhe të klanit që e mbron, përhap trillime e mashtrime cdo ditë për të dëmtuar imazhin e vendit", tha zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli.
"Qartësojmë shqiptarët se z.Rama nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve por kërkon me cdo kusht që dramën e tij personale, trashëgiminë e tij ideologjike t'ja u kthej në ndëshkim shqiptarëve si një hakmarrje primitive për disfatën që ata i rezervuan më 28 Qershor", shtoi më tej zëdhënësja e PD.
Sipas saj, Partia Demokratike i kërkon zotit Rama ti jap fund "turizmit parlamentar" dhe të marrë rolin e tij në Parlament dhe në Komisionin Hetimor.