E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama ti jap fund turizmit parlamentar

Tiranë, 26 mars, NOA Partia Demokratike i ka kërkuar sot kryetarit të Partisë Socialiste, që të lejojë deputetët të bëhen pjesë e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli u shpreh se kreu i PS-së duhet ti jap fund, turizmit parlamentar.

Partia Demokratike i kërkon zotit Rama ti jap fund turizmit parlamentar dhe të marrë rolin e tij në Parlament dhe në Komisionin Hetimor, tha Mëhilli.

Ajo ka theksuar se për interesa personale, kreu i PS-së po dëmton imazhin e vendit. Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K, që është i vetmi i quajtur socialist në Evropë që për interesa të karrierës personale dhe të klanit që e mbron, përhap trillime e mashtrime çdo ditë për të dëmtuar imazhin e vendit, u shpreh Mëhilli.

Zëdhënësja e PD-së, vlerësoi se sjellja e bojkotit dhe lëvizjet anti-instititcionale të lidershipit të PS-së, nuk kërkojnë hetimin e zgjedhjeve, por ndëshkimin e qytetarëve që nuk i dhanë votën në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Qartësojmë shqiptarët se z.Rama nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve por kërkon me çdo kusht që dramën e tij personale, trashëgiminë e tij ideologjike tja u kthej në ndëshkim shqiptarëve si një hakmarrje primitive për disfatën që ata i rezervuan më 28 Qershor, përfundoi deklaratën e saj Mëhilli.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›