E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Votoni në mënyrë të lirë dhe të qetë

Përpos thirrjes së bërë pak minuta nga Anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste dhe deputetja e opozitës Mimi Kodheli lëshon të njëjtën thirrje drejtuar të gjithë qytetarëve, qe të drejtohen në qëndrat përkatëse per votim. Për të, ende e vështirë mbetet në Tiranë, kjo për shkak të radhëve të gjata, pasi janë 4 fletë në të cilën do të votohet.

Kodheli kërkoi që të votohet, pasi në këtë mënyrë i japin të drejtë vetëvetes një të drejtë të pamohueshme.
 

“Në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, duhet të tregoni posacërisht durim për radhët e gjata. Janë 4 fletë votimi dhe procesi është më i gjatë. Vota juaj do të ketë më shumë forcë. Votoni të lirë, të qetë dhe pa asnjë merak. Vota juaj është e fshehtë dhe ju e mbroni votën tuaj nga veri në jug” deklaroi Kodheli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›