E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dhunë në qendrën 2304, një i plagosur

Një incident është shënuar sot në qendrën numër 2304 në qytetin e Elbasanit ku si pasojë e një zënke mes dy militantëve është plagosur njëri prej tyre.
 

Sipas informacioneve më të fundit shtetasi Kastriot Zhigu është qëlluar nga Ilir Dedja në momentin kur ai ka dalë nga qendra e votimit. Zhigu është qëlluar me mjete të forta ndërkohë që është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për shtetasin Ilir Dedja me akuzën e dëmtimit me dashje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›