Vëzhguesit Vendor:36.8%, votë deri në orën 14.00

Koalicioni i Vëzhguesve Vendor në një konferencë për shtyp nga Hotel Tirana deklaron se deri në orën 14.00 në mesditë kanë votuar 36.8% e qytetarëve. Duke parashtruar disa pengesa gjatë procesit zgjedhor dhe incidenteve përkatëse, ata theksuan se procesi ka vijuar normalisht, por probleme ka patur vetëm ne radhët e gjata gjatë procesit të votimit.
“Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë apelojnë për të pasur pjesmarrje në votim, duke evidentuar se në 91% të rasteve, nëper qëndrat e votimit nuk ka pasur forca të rendit. Në 85% e rasteve nuk ka pasur materiale propagantike, konkretisht 150 metra nga qëndra e votimit. Në 95% e rasteve nuk ka pasur postera të afishuara në qëndrat e votimit”
Radhet e gjata mbeten prokupimi kryesor ndërsa evidentohet se roli i vëzhguesve ka qënë i madh.
Sipas koalicionit, 2% e vëzhguesve kanë qënë ndërkombëtare, vendas 12%, vëzhgues të partive 68% dhe nga media vetëm 1%.