E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli denoncon radhët e gjata për pasaportat

“Kjo qeveri, e cila duhet t’u jetë mirënjohëse të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, të cilët me kontributin e tyre mbajnë në këmbë ende ekonominë e brishtë të Shqipërisë, duhet që të paktën një herë në vit, kur ata kanë nevojë për asistencën e qeverisë së tyre, të jetë e aftë ta bëjë këtë”, tha deputetja Mimi Kodheli. Ajo shtoi se edhe gjatë verës rradhët ishin të gjata ndërsa emigrantët kaluan ditë e javë për të marrë një dokument dhe më pas në rradhë kilometrike për t’u larguar nga vendi. “Partia Socialiste denoncon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie, por edhe mungesën e vullnetit të saj për t’i paraprirë situatave të cilat nuk janë fenomene natyrore, por normalisht të pritshme e të njohura. Qeveritarët të lënë shfaqjet televizive e t’ju mundësojnë shqiptarëve që duan të pajisen me pasaporta biometrike kushtet minimale”, tha më tej Kodheli.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›