PS, Dogjani: Siguria në vend është përkeqësuar
“Mediat raportojnë ngjarje shokuese, ndërkohë që qeveria mbyll veshët dhe sytë përballë atyre çka i rekomandojnë, jo vetëm opozita, por edhe miqtë e partnerët që asistojnë Shqipërinë”, tha deputeti i qarkut Kukës, Asllan Dogjani. Ai shtoi se përballë kësaj situate, ministri i Brendshëm bën parada suksesesh në vend që të marrë masa për parandalimin e goditjen e këtyre grupeve. “Si mund të flitet për siguri kur vetëm një ditë më parë u informuam nga media se si u terrorizuan dhe u grabitën nga persona të armatosur dhe të maskuar 20 pasagjerët e linjës Dibër-Selishtë në rrugë nacionale. Grabitja në të njëtën mënyrë e një karburanti në Vlorë, apo grabitja e 20 mijë eurove në banesën e emigrantit në Korçë”, vijoi Dogjani.