Kodi Penal: 10 vite burg për armëmbajtje pa leje, deri në 3 vite kush drejton i dehur automjetin
TIRANE- Kuvendi miratoi dje me 98 vota pro dhe dy abstenim ndryshimet në Kodin Penal që sipas ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi do të mundësojë zbrapsjen e krimit urban dhe mbi të gjitha do efekt parandalues të kriminalitetit.
Konkretisht është parashikuar që vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit tashmë do dënohet me burgim jo më pak se njëzet e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Ndërkohë që është sanksionuar se vrasje me dashje për hakmarrje ose për gjakmarrje do dënohet me burgim jo më pak se njëzet e tetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Sa i përket armëmbajtjes pa leje, neni 287 i Kodit Penal është ndryshuar si vijon “prodhimi i armëve dhe i municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Mbajtja e armëve, municionit luftarak, i bombave apo minave, ose lëndëve plasëse në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Mbajtja e armëve, municionit luftarak, i bombave apo minave, ose lëndëve plasëse në automjete apo çdo mjet tjetër të motorizuar, në ambiente publike ose në ambiente të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet”, - sanksionohet në ndryshimet e miratuara dje në Kodin Penal. Sa i përket shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kur drejtuesi i mjetit ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, tanimë do dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen ose plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim jo më pak se tetë vjet”, - sanksionet në ndryshimet e miratuara të Kodit Penal.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)