FSHF krijon mundësinë për trukime ndeshjesh
Federata Shqiptare e Futbollit krijon vetë kushtet për trukime ndeshjesh, duke thyer rregulloren e vet dhe në kundërshtim me kalendarin. Sipas rregullit, të paktën dy javët e fundit (mund të luhen edhe më shumë javë, tre ose katër) duhet të luhen në një ditë dhe në një orar. Në fakt, kështu ishte vendosur deri dje, ku të gjitha takimet e javës së 25-të do të zhvilloheshin ditën e shtunë, në orën 17:00. Por dje ka pasur ndryshime. Në faqen zyrtare të FSHF-së, teksa hedh një sy te kalendari i javës, bie në sy që ndeshja Teuta-Laçi do të luhet sot në orën 17:00, ndërsa të tjerat luhen nesër, po në orën 17:00. Kjo sa i përket Kategorisë Superiore, pasi ndeshjet e Kategorisë së Parë do të luhen nesër në të njëjtën orë të gjitha.
TRUKIMET
Pse kalendari krijon mundësinë për trukime dhe si ndikon një ndeshje e veçuar te ndeshjet e një dite më vonë? Ka qenë FSHF-ja, që duke dashur të ulë numrin e ndeshjeve të trukuara, bëri të mundur që ndeshjet të luheshin vetëm të shtunën dhe të dielën dhe jo të shtriheshin në katër ditë, siç ishte më parë, teksa fillohej që të premten, të shtunën, të dielën dhe të hënën. Kjo u bë sepse vinin sinjale, që duke pasur më pak ndeshje të premten dhe të hënën nëpër botë, kompanitë e basteve fusnin edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar dhe natyrisht shtoheshin mundësitë për të trukuar ndeshje. Por duket se federata e bën kalendarin si do vetë dhe nuk është hera e parë. Pikërisht në javën e 17-të, ndeshja Laçi-Skënderbeu çuditërisht u luajt të premten dhe hapi jo pak polemika. Të njëjtën gjë po bën sërish FSHF.
TOLERIMET
Por nuk është vetëm mundësia që krijon federata për trukim. Janë dy javë të fundit deri në mbarim të Superligës. Duke qenë e tillë, skuadrat kërkojnë të realizojnë synimet e tyre. Dhe ashtu siç ndodh kudo në Europë e më gjerë, ndeshjet e fundit luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar, në mënyrë që mos kenë mundësi shumë skuadrat të bëjnë kalkulime kur janë duke luajtur. Shumë skuadra mund të kenë objektiva. Dhe marrim rastin në fjalë, të ndeshjes Teuta-Laçi, ku Teuta ende nuk e ka siguruar vendin e tretë, pasi Flamurtari është 3 pikë më pas. Por edhe sikur ekipet të jenë jashtë objektivave, gjithmonë në një ndeshje ka një synim, të paktën të renditesh më mirë. Por nëse një ndeshje apo më shumë luhet para apo më pas, krijon mundësi për tolerime. Bie fjala, Teuta nëse fiton me Laçin (sipas të gjitha parashikimeve), nuk është çudi që Flamurtari të nesërmen të luajë me të rinjtë, do të ndodhte e kundërta po të luhej në të njëjtën orë. Që diçka e pisët luhet, kjo duket, sepse në Kategorinë e Parë të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtën orë, fundja kompanitë e basteve nuk kuotojnë këtë kategori, ndërsa me pak fat, Teuta-Laçi mund të jetë e kuotuar.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)