E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Dritan Prifti nuk është kandidati ynë

FIER - Kreu i AK-së për rrethin e Fierit, Pandi Tole, në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” ka mohuar kandidimin e Dritan Priftit në këtë rreth me logon e Aleancës Kuqezi. Tole ka sqaruar se kandidat i kësaj partie për qarkun e Fierit do të jetë, sekretari i përgjithshëm i AK, Myslym Pashaj.
Z.Tole, a është e vërtetë që nga dega e AK në Fier janë larguar anëtarë duke shkuar në forca të tjera politike?
Absolutisht jo. Askush nga partia jonë nuk është larguar.
A janë përcaktuar emrat e kandidatëve për deputetë të AK për Qarkun Fier?
Lista e kandidatëve për deputetë nuk është shpallur ende. Në mitingun e tre ditëve më parë të zhvilluar në Fier është shpallur vetëm emri i parë i listës së kandidatëve për deputetë nga partia jonë dhe ai është Myslym Pashaj. Nuk dimë asnjë emër tjetër dhe çfarëdo që flitet është trillim.
Thuhet që edhe Dritan Prifti do të kandidojë me logon e AK në Fier. Sa e vërtetë është kjo?
Unë si kryetar i AK për rrethin e Fierit të paktën do të kisha dijeni. Dritan Prifti po të kandidonte do të ishte i pari në listën tonë, por në këtë rast është emri i Myslym Pashës kështu që bie poshtë Dritan Prifti. Ai nuk kandidon në Fier dhe nuk është në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun Fier. 

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›