Kodi Zgjedhor, zbardhet propozimi, PS: Hapja e kutive me 2 vota në KQZ
TIRANË- Socialistët tërhiqen nga varianti i parë i hapjes së kutive të votimit, konkretisht nga paragrafi që specifikonte rastet kur hapen kutitë e materialeve zgjedhore, gjë e cila shënoi pikënisjen e bllokimit të punës së komisionit. Përmes disa propozimeve të reja, të cilat socialistët i kanë depozituar në seancën përmbyllëse të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, kanë zgjedhur të rregullojnë këtë çështje në një tjetër nen të kodit, i cili sanksionon të drejtën e pakundërshtueshme të dy anëtarëve të KQZ-së për të hapur kutitë.
Në nenin 136, saktësohet se kjo kërkesë nuk hidhet në votim, siç ndodhi në 2009, por procedohet menjëherë. Të majtët kërkojnë që për çdo ankesë të regjistruar në librat e protokollit të komisioneve të niveleve më të ulëta, për numrin e fletëve të votimit, pavarësisht faktit që kutia e votave mund të mos jetë e dëmtuar, ose e shpallur e parregullt, ajo të hapet.
Edhe ky formulim i kapitullit të ankimeve së bashku me atë për KQZ-në dhe identifikimin e zgjedhësve, u kundërshtua nga maxhoranca. Nga ana tjetër socialistët propozojnë që Kolegji i Zgjedhor nuk duhet të përmbajë asnjë emër nga ata që gjykuan zgjedhjet e 2009 dhe 2011. Kjo është kërkesa thelbësore e socialistëve e hedhur dhe në kod për ankimimin e procesit zgjedhor. Kolegji përpos ndryshimeve, vijon të mbetet me 8 anëtarë të përzgjedhur nga KLD me short mes të gjithë gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit në vend. Por, këtë herë u hiqet e drejta dy partive të mëdha të kundërshtojnë emrat e dalë nga kutia e shortit, siç bëhej deri më tani. «Nuk përfshihen në shortin e hedhur gjyqtarët në detyrë të Kolegjit Zgjedhor», - kanë sanksionuar socialistët, të cilëve megjithatë iu refuzua kërkesa.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)