E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe Shqiperia perurojne abetaren e perbashket

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha u beri thirrje sot fqinjeve te shqiptareve qe sic tha ai te clirohen nga shqiptaro fobia. Ai i beri keto komente ne Prizren gjate ceremonise se publikimit te Abetares se perbashket te Shqiperise dhe Kosoves. Udheheqesit me te larte te Shqiperise dhe Kosoves e cilesuan kete ngjarje si zhvillim historik per kombin shqiptar.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se kjo eshte nje ngjarje e madhe per shqiptaret kudo ku jane.

Sot eshte nje dite historike per kombin kulturen dhe qyteterimin shqiptar. Sot po prezantojme per here te pare abetaren e perbashket te shqiptareve. Per here te pare ne historine e kombit shqiptar. Kjo eshte e arritur historike. shte abetarja e pare e perbashket ne bashkautor nga Shqiperia e Kosova. Jane kater autore dy zonja dhe dy zoterinj tha kryeministri Thaci.

Nderkaq kryeministri i Shqiperise Sali Berisha tha se kombi shqiptar sot eshte me bashkuar dhe me i sigurt se kurdohere me pare.

Abetarja eshte margaritari i kurores se 100 vjetorit te Shqiperise se pavarur dhurata me e bukur qe njerezit e dijes mund ti benin Shqiperise dhe shqiptareve tha ai.

Kryeministri Berisha me kete rast nenvizoi se shqiptaret jane me te vendosur se kurre qe te punojne per paqen dhe qendrueshmerine ne rajon dhe me gjere.

Nga Prizreni duam tu themi fqinjeve tane clirohuni nga shqiptaro-fobia. Ajo eshte nje mbeturine e primitivizmit e te trasheguarit tuaj. Shqiptaret jane nje komb i cili di te ruaje dhe te mbaje miqesite. Por gaboheni rende ne qofte se vazhdoni te shfaqni shqiptaro-fobine tuaj me skena si ato te Presheves te cilat faktojne se jeni akoma shume prej jush ne stadet primitive tha kryeministri Berisha.

Kater autore dy nga Shqiperia dhe dy nga Kosova jane hartuesit e Abetares se perbashket qe sipas autoriteteve te te dyja vendeve shenon fillimin e hartimit te teksteve te tjera te perbashketa shkollore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›