'Kodi i jetës’, premierë në ABC

Në Kinemanë ABC vjen premiera e shumëpritur e filmit ‘Kodi i jetës’ në regji të Ekrem Kryeziut. Premiera zyrtare e filmit, e cila do të jetë vetëm me ftesa, do të shfaqet sonte (e premte) në ora 20:00, ndërsa nga data 17 mars filmi do të shfaqet për shikuesit në tri termine, në ora 18:00, 20:00 dhe 22:00.
Edhe ky film, sikurse pothuajse të gjithë filmat e bërë këto vitet e fundit, është me temë nga lufta e Kosovës. Në vitin 1912 Kosova pushtohet nga Serbia. Në vitin 1998 -1999 Serbia me luftë synon ta spastrojë Kosovën nga shqiptarët. Një milion shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga Kosova. Një pjesë tjetër iu bashkëngjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rezistuan me çka patën. Të tjerët ishin viktima të pambrojtura.
Përpos si regjisor, Ekrem Kryeziu është edhe skenarist i filmit, ndërsa producent është i biri i tij Shkumbin Kryeziu.
Në rolet kryesore luajnë: Xhevat Qorraj, Bubulina Lajçi, Çun Lajçi, Ilir Tafa, Fatime Sefaj, Mentor Zymberaj, etj.