‘Komedia hyjnore’, homofobike dhe kundër Islamit
"Të ndalohet ‘Komedia hyjnore’, për shkak se ka përmbajtje antisemite, raciste, homofobike dhe është kundër Islamit".
Kërkesa është bërë nga një organizatë studiuesish dhe profesionistësh e akredituar nga Kombet e Bashkuara si konsulente speciale për Këshillin Ekonomik dhe Social.
Shoqata e intelektualëve, e quajtur "Gherush 92", e cila merret me zhvillimin, të drejtat humane dhe zgjidhjen e konflikteve, vlerëson se vepra ‘Komedia hyjnore’ e Dante Aligierit është homofobike.
“’Komedia hyjnore’ – shpjegon Valentina Sereni, presidente e Gherush 92 - paraqet një përmbajtje që është fyese dhe diskriminuese si në leksik ashtu dhe në substancë, p.sh.: vendi i rezervuar për Muhamedin në ferr, etj., dhe si e tillë ajo duhet ndaluar”.