E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi i ri mblidhet neser tryeza e reformes

Neser ne oren 1230 mblidhet per here te pare komisioni ad hock per reformen zgjedhore. Dy bashkekryetaret e ketij komisioni Damian Gjiknuri dhe Ilir Rusmajli tashme kane fiksuar takimin e pare ku palet do te perballen per te rene dakord per reformen elektorale qe parasheh si piken me te nxehte ndryshimin e sistemit zgjedhor. Tryeza do te vere perballe PS-ne e PBDNJ-shin nga e majta dhe PD LSI PR e PDIU nga e djathta ndersa partite e vogla qe nuk jane pjese e parlamentit do te konsultohen vazhdimisht per cdo vendimarrje por pa te drejte vote. Tashme palet kane gati paketen e propozimeve qe do te nise me amendimet e ndryshme te kuadrit ligjor per procesin zgjedhor sic jane votimi familjar votimi fiktiv problemet me listat e zgjedhesve. Megjithate PS duket se do te kembengule vecanerisht ne rekomandimet e OSBE-ODHIR per permiresimin e administrates zgjedhore jo vetem te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve por dhe ne administraten lokale. Por prova e zjarrit per dy partite e medha do te jete ndryshimi i sistemit zgjedhor perballe presionit te aleateve te majte e te djathte te cilat te mbledhura ne 21 nentor listuan kerkesat e tyre per te medhenjte qe nisnin pikerisht me ndryshimin e sistemit duke kembengulur per aplikimin e sistemit proporcional kombetar. Nderkaq PS-ja eshte shprehur e gatshme te diskutoje mbi korrektimin kombetar te sistemit duke ruajtur elemente te rendesishem te perfaqesimit rajonal por nga kampi blu pavaresisht premtimit te kryeministrit Berisha ende nuk ka nje deklarate zyrtare nese do pranojne te djathtet te ndryshojne sistemin. Mbledhja e se merkures ndoshta mund te jete nje mundesi per te marre nje pergjigje per kete pikepyetje qe ne varesi te pergjigjes mund te shkaktoje tension mes aleateve e partive te medha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›