Topalli- Mignon: Presidenca e Shqipërisë, dinamike dhe ambicioze

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë presidencën e radhës të komitetit të ministrave të Këshillit të Europës. Pas 17 vitesh anëtarësim në këtë inistitucion të rëndësishëm ndërkombëtar vendi ynë merr drejtimin e tij në majin e vitit të ardhshëm. Ndërsa e cilësoi një moment historik për Shqipërinë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një takimi me zëvendës presidentin e KIE Jean Claude Mignon tha se ky moment përkon edhe me vitin jubilar të historisë së Shqipërisë që është 100-vjetori i Pavarësisë.
Nga ana e tij zoti Mignon shprehu vlerësimin e tij për arritjet e shënuara nga vendi ynë gjatë viteve të fundit dhe për këtë arsye ai theksoi se presidenca e Shqipërisë do të jetë një presidencë dinamike dhe ambicioze.
Ndërkaq biseda u përqëndrua në prioritetet e kësaj presidence si pjesë e plaftormës së kryesisë së trojkës së komitetit të minsitrave duke u fokusuar në disa drjetime që kanë të bëjnë me, reformën e gjykatës europiane të të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë lokale, dialogun ndërkulturor, sfidat e të jetuarit sëbashku etj. Zonja Topalli dhe Jean Claude Mignon folën më tej edhe për mundësitë konkrete të forcimit të bashkëpunimit mes parlamentit të Shqipërisë dhe asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.