E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, grekët pezullojnë punën, mbi 100 automjete shqiptare në radhë

Rikthehet ankthi në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë për udhëtarët shqiptarë.

Burime nga pika kufitare e Kakavijës raportojnë për një radhë prej 500 metrash të automjeteve kryesisht shqiptare të cilat udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Sportelet e palës greke janë mbyllur ndërkohë që më shumë se 100 automjete presin prej disa orësh të kalojnë kufirin.

Policia greke nuk ka dhënë shpjegime për këtë ndalim të punës ndërkohë që nga vendi fqinj nuk është raportuar ndonjë grevë e mundshme e shërbimeve publike.   E.Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›