E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi rrugor kalon neKomisionin e Ligjeve

TIRANE-Komisioni i ligjeve miraton me konsensus ndryshimet ne projektligjin e Kodit Rrugor nje prej ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ne Parlament. Projektligji u miratua me votat e opozites dhe te mazhorances.

Miratimi i pr/ligjit te Kodit Rrugor pason miratimin e pr/ligjeve per kodin ajror detar dhe hekurudhor te cilat u miratuan dje ne komisionin e Veprimtarise Prodhuese.
Dy dite me pare mazhoranca dhe opozita kane rene dakort per procedurat qe do te ndiqen ne ne parlament per miratimin e ligjeve me tre te pestat.

Sipas kalendarit te punimeve parlamentare eshte parashikuar qe disa nga ligjet me 3/5 do te kalojne ne Kuvend brenda tre javeve te ardhshme ndersa te tjerat si kodi penal apo gjykata administrative do te perfshihen ne kalendaret tre javore me angazhimin qe ky proces te perfundoje brenda muajit mars te vitit te ardhshem.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›