E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi zgjedhor, 9 deputete ne greve urie

Revoltohen te gjitha partite e vogla, te cilat japin ultimatum se do te hyjne ne greve urie nese nuk merren parasysh kerkesat e tyre.

Gjate nje takimi me kreun e shtetit, Bamir Topi, partite e vogla, te majta dhe te djathta, kane kercenuar se do te futen ne greve urie ne sallen e kuvendit nese dy partite e medha miratojne Kodin Zgjedhor pa marre parasysh propozimet e tyre.

Ilir Meta, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Spartak Ngjela dhe Petro Koci kane informuar Presidentin e Republikes ne lidhje me lojen politike qe po bejne dy partite e medha, duke miratuar nje Kod Zgjedhor pa marre parasysh pretendimet dhe sugjerimet e partive te vogla.

Topi ka degjuar dhe mirepritur shqetesimin e krereve te partive politike, duke theksuar se shqetesimin t‘ia beje te ditur edhe trupit diplomatik ne vend.

Greva e urise pritet te zhvillohet ne sallen e Kuvendit, per te ndaluar PD-ne dhe PS-ne qe te miratojne nje Kod Zgjedhor qe favorizon dy partite e medha dhe shkaterron partite e vogla.

Ato kundershtojne me force formulen e KQZ-se dhe kerkojne qe te rishikohet perberja e komisioneve zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›