E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata dënon me 2 vjet burg Ylli Kelmendin

Dënohet me 2 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Pare të Tiranës Ylli Kelmendi. Kelmendi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtimi i punonjësit të rendit publik gjatë kontrollit të dokumenteve të makinës me të cilën udhëtonte 

TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka dënuar me 2 vjet burg Ylli Kelmendin të shpallur fajtor për një episod të ndodhur disa muaj më parë në kryeqytet. Kelmendi është konfrontuar me një punonjës policie gjatë kontrollit të dokumenteve të makinës me të cilën udhëtonte. Akuza që rëndon mbi Kelmendin është armëmbajtja pa leje dhe kundërshtimi i punonjësit të rendit publik. Gjatë kontrollit pak kohë më parë forcat e policisë i gjetën dhe bllokuan Kelmendit një pistoletë me 7 fishekë. I dënuari njihet si dëshmitar në një atentat me armë zjarri në vitin 2003 në periferi të Tiranës, ku mbetën të vrarë disa persona, mes tyre edhe miku i tij, Fatmir Rama, i njohur si "Miri i Xhikes". (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›