E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi zgjedhor Berisha u nis ftesat krereve te partive

Ne takim edhe ekspertet diskutohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Pjesemarrese edhe 5 shoqata te shoqerise civile.

Lideri i mazhorances Sali Berisha u dergoi dje ftesa krereve te partive parlamentare per takimin qe do te diskutoje reformen e re zgjedhore dhe i lajmeruar per diten e premte ne seline e Kryesise se Kuvendit. Ne ftesen e derguar per PS-ne LSI-ne PR-ne PBDNJ-ne dhe PDU-ne z. Berisha ben me dije se ne oren 1100 te dites se premte 22 tetor do te shtrohet tryeza ne Kryesine e Kuvendit ku do te diskutohet per reformen zgjedhore. Me kete ftese kryetari i Partise Demokratike u eshte drejtuar edhe organizatave shqiptare qe perfaqesojne shoqerine civile ne vend. Z. Berisha ka ftuar ne kete tryeze debati e pune Shoqaten per Kulture Demokratike Agjencine per Administrimin e Zgjedhjeve ECA organizaten KRIIK Albania Grupin Shqiptar te te Drejtave te Njeriut Komitetin Shqiptar te Helsinkit dhe Institutin Shqiptar per Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore.

Ne kete menyre Kryeministri Sali Berisha ka formalizuar thirrjen e tryezes politike paraditen e se premtes duke u derguar nje leter zyrtare kryetareve te te gjitha partive parlamentare. Letra i eshte drejtuar konkretisht Edi Rames Ilir Metes Fatmir Mediut Vangjel Dules dhe Shpetim Idrizit si dhe 6 organizatave joqeveritare te cilat kane marre pjese si vezhguese ne zgjedhje. Takimi i cili do te zhvillohet ne Kryesine e Kuvendit ka si teme te vetme te diskutimit shqyrtimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme.
Ne letren e shkurter drejtuar kryetareve te partive parlamentare Kryeministri Berisha shprehet se per vete rendesine e ceshtjes perfaqesimi i partive duhet te jete ne nivel kryetari ose ne pamundesi objektive nga persona te autorizuar prej kryetarit te shoqeruar me eksperte. Kryeministri Berisha shkruan ne leter se tryeza mbetet e hapur per propozime dhe sugjerime te cilat do te permiresojne me tej kuadrin zgjedhor.
Menjehere pas kesaj ftese ajo qe ka konfirmuar pjesemarrjen eshte LSI-ja aleatja kryesore e Kryeministrit Berisha ne qeveri e cila e cilesoi te papergjegjshem qendrimin e dy diteve me pare te kreut te opozites Edi Rama per te mos u angazhuar ne nje reforme te re zgjedhore pa hetuar me pare zgjedhjet e kaluara.
Tryeza e partive politike do te diskutoje per reformen e re zgjedhore nderkohe qe deri tani Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne kete tryeze pa u bere me pare transparenca. Sipas kreut socialist Edi Rama opozita ulet ne tryeze per ligjin e ri zgjedhor vetem pas transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›