Parashikimi i zymte i FMN-se

Ne nje raport te hollesishem mbi ekonomite europiane FMN parashikon se diferenca mes shpenzimeve te qeverise dhe te ardhurave qe ajo do te mbledhe nga taksat do te jete kete vit 4.1 per qind e Produktit te Brendshem Bruto.
Ky nivel deficiti ne kushtet e nje rritje te ngadalte ekonomike sipas FMN do e rrise serish borxhin publik te vendit nga 59.5 per qind qe ishte ne fund te 2009 ne 60.6 per qind. Ekspertet e Fondit vleresojne madje se kurba ngjitese e borxhit publik do te vazhdoje edhe ne vitin 2011 kur pritet qe ai te arrije ne rreth 61.9 per qind e PBB-se.
Vete qeveria pasi ndoqi dy vitet e kaluar nje politike te deficiteve te larta e vene nen presionin e FMN eshte zotuar qe deri ne vitin 2013 qe perkon dhe me fundin e mandatit te saj ta ule borxhin ne 54 per qind.
Por me ritmet e ngdalta te rritjes ekonomike qe priten gjate viteve ne vazhdim dhe ecurise se dobet te te ardhurave ne buxhet ulja e borxhit sipas eksperteve do te jete e veshtire.