Kodi Zgjedhor LSI Skema per gjetjen e 84 votave

LSI Deputetet e PS-se jo peng i interesave te Rames. Luan Rama Nevojitet pjesemarrje jo veteperjashtim.
Nese socialistet nuk marrin pjese ne tryezen e se premtes per LSI-ne nuk do te thote se amendamentet e prodhuara do te mbeten pa votuar ne Parlament. Kjo per faktin se aleatja e PD-se ne qeverisje beson ne pergjegjshmerine e deputeteve te majte te cilet do te permbushin 84 votat qe kerkon miratimi i reformes se re elektorale per zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit 2011. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama gjykon se nevojitet pjesemarrje dhe jo veteperjashtim ne kete proces i kerkuar edhe nga OSBE/ODIHR-i. Sipas z. Rama mbetet nje sfide ceshtja e angazhimit ne perputhje apo per te kontribuar per reformen zgjedhore. Une shpresoj dhe besoj qe do te kete deputete qe te shfaqen me pergjegjesine e atyre angazhimeve qe lidhen me interesat e vendit dhe qe nuk mund te vazhdojne te mbeten peng i interesave jo partiake por me keq akoma i interesave te nje klani perfaqesues ne lidershipin e Partise Socialiste - u shpreh zyrtari i LSI-se. Per sa i perket fteses se Kryeministrit Sali Berisha per te nisur diskutimin e reformes se re elektorale diten e premte LSI nuk ka asnje hezitim madje ajo kritikon qendrimin e shprehur nga PS-ja per kushtezim te saj me transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se shefit te qeverise duke theksuar Ofrojme kontributin tone per reformen zgjedhore. Duke iu referuar deklarates se kryesocialistit Edi Rama i cili beri te ditur paraprakisht se Partia Socialiste nuk do te marre pjese ne tryezen per reformen zgjedhore pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit sekretari i LSI-se Rama tha Eumlshte i pakuptimte bojkoti i opozites pasi reforma zgjedhore duhet te realizohet sipas standardeve te OSBE/ODIHR-it. Ne here pas here kemi terhequr vemendjen per domosdoshmerine e reflektimit me shume seriozitet te shqetesimeve apo sensibiliteteve te krijuara edhe pas zgjedhjeve te vitit te kaluar nga njera ane dhe nga ana tjeter per te shprehur gatishmerine dhe vullnetin per te reflektuar ne teresine e reformes te gjitha ato verejtjeve dhe sugjerime te bera ne menyre shume institucionale dhe te pergjegjshme nga OSBE/ODIHR-i. Per LSI-ne reforma zgjedhore mbetet nje ceshtje e rendesishme kontributi dhe pjesemarrja ne kete reforme eshte gjithashtu nje shenje e seriozitetit dhe angazhimit real per te bere te mundur qe Shqiperia te mberrije ne ate cilesi zgjedhjesh sic bejne te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian nga njera ane dhe nga ana tjeter eshte gjithashtu nje mundesi qe cilido qe ka kontribute per te dhene te jete pjese apo te integrohet ne teresine e kesaj reforme sepse vetem keshtu ne do te bejme te mundur te tejkalojme edhe ato probleme qofshin reale apo qofshin te stisura te artikuluara prej subjekteve te ndryshme politike.