E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi zgjedhor dhe “nositi” i politikës shqiptare

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor nuk ka diskutim që është produkt i kompromisit politik midis mazhorancës dhe opozitës kryesore të këtij vendi, por para së gjithash është çështje e vullnetit dhe përformancës politike të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera të koalicionit qeverisës për të respektuar standartet demokratike dhe kërkesat e shtetit ligjor. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme përbëjnë një kërkesë të vazhdueshme të demokratëve, të cilët përfaqësojnë aspiratat më të mira të shoqërisë shqiptare, pasi ata kanë hyrë në skenën e politikës shqiptare si përfaqësues të progresit dhe barazisë ligjore në respektimin e të drejtave njerëzore. Ky lloj angazhimi politik ka qënë serioz e i plotë edhe në zgjedhjet aq shumë të përfoluara të 26 majit ’96, të cilat “de facto” u prishën si rezultat i tërheqjes së komisionerëve majtist nga komisionet zgjedhore në të gjithë Shqipërinë. Në këto kushte procesi zgjedhor doli jashtë kontrollit dhe pati manipulime të ndryshme të votave. Gjithëçka u realizuar sipas një skenari të mirëpërgatitur nga social-komunistët e etur për pushtet të pamerituar, pasi në të gjitha sondazhet e zhvilluara deri në atë moment, demokratët rezultonin fitues me po të njëjtit tregues si në zgjedhjet e 22 marsit ’92. “Loti” i parë i këtij skenari ishte prishja e zgjedhjeve parlamentare të 26 majit ’06, kurse “loti” i dytë: - krijimi i ngjarjeve makabre të 97-ës dhe “kallashzgjedhjet” e përgjithëshme të po atij viti. “Lotet” e tjerë të këtij skenari do të ishin referendumi i ’98-ës për miratimin e Kushtetutës, zgjedhjet lokale të viteve ’00 dhe ’03 si dhe ato parlamentare të vitit ’01. Deri-diku përjashtim nga ky “skenar dushqesh” bëjnë zgjedhjet parlamentare të vitit ’05, për arsye se përsëritja e manipulimit në ato përmasa që kishte qënë në vitet e mëparshme të qeverisjes majtiste nuk do të tolerohej nga faktori ndërkombëtar i cili kishte arritur deri aty sa të bënte thirrje të hapur për ndryshimin e qeverisjes. Çështje imponimi është edhe veprimi i tanishëm për të mbështetur mazhorancën në përshkrimin e kapitullit të parë të reformës elektorale, që përbëhet nga miratimi i Kodit të ri Zgjedhor. Është çështje imponimi pasi nuk buron nga treguesit e reformimit politik të së majtës por nga treguesit e integrimit dhe progresit të përgjithshëm ekonomiko-shoqëror të vendit tonë në 3 vitet e fundit, nën qeverisjen e demokratëve. Koha kur social-komunistët mund të tregonin vullnet dhe vetveprim politik për reformën zgjedhore apo reforma të tjera zhvillimi dhe integrimi është arkivuar si një njollë e zezë në biografinë pluraliste të kësaj force politike. Partia Demokratike dhe forcat e tjera politike në përbërje të mazhorancës qeverisëse e ndërmorrën këtë akt reformues me të njëjtën bindje, seriozitet e vendosmëri që kanë realizuar edhe reforma të tjera madhore në interes të integrimit euro-atlantik të vendit tonë, sikundër janë: -lufta me tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit, reforma fiskale, reforma arsimore, ndërtimi i infrastrukturës rrugore, investimet e ndryshme në energjitikë, bujqësi, turizëm dhe sektorët e tjerë të ekonomisë kombëtare, etj. Si rezultat i efektivitetit të këtyre reformave, Shqipëria ka arritur që të nënshkruajë qysh para dy vitesh marrëveshjen e stabilizim-anëtarësimit, të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO, të ofrojë shumë ditën për marrjen e statusit “vend kantidat për anëtarësimin në BE”, të përfitojë për tre vjetë rresht nga programi “Sfida e mijëvjeçarit”, të nxisë një sërë investitorësh të huaj potencialë për të investuar kapitalet e tyre në Shqipëri, të ofrojë në kufijtë e vitit ’09 mundësinë e liberalizimit të vizave, etj. Por një pjesë e këtyre reformave janë si ato medikamentet me efekt anësor, të cilat tërë këtë efekt negativ e jepin vetëm tek mazhoranca. Duke e vlerësuar në mënyrë figurative sakrificën mazhoritare për t’i shërbyer të ardhmes sonë kombëtare mund ta krahasojmë atë me vetflijimin e nositit. Siç dihet, nositi është një lloj pelikani që në momente të caktuara shqyen gjoksin e vetë për të ushqyer të vegjelit, që të mbijetojnë. Konkretisht, Partia Demokratike duke pranuar sistemin proporcional-mazhoritar ka sakrifikuar preferencën dhe interesin e saj të ngusht partiak, që qëndron tek sistemi mazhoritar. Në këtë mënyrë ajo ka hequr dorë edhe nga përfaqësimi proporcional nëpër komisione, duke dëshmuar kështu fisnikërinë e saj politike se, balancimi i komisioneve zgjedhore i shërben më mirë procesit elektoral. Performanca të tilla publike arrihen vetëm kur në plan të parë vendosen interesat e popullit dhe vendit tënd. Ky lloj standarti nuk buron nga parimi enverist i vendosjes së “interesit të përgjithshëm mbi atë personal”, por nga respektimi i parimeve demokratike në mënyrën e qeverisjes, duke filluar nga vetvetja. Siç dihet tashmë botërisht, duke filluar nga ’05-a, Shqipëria ka qeverinë më të vogël në Europë dhe shpenzimet administrative janë reduktuar me gati 30% krahasuar me administratën majtiste. Motivi i punësimit në shtet tashmë nuk nxitet nga interesa hajdutësh me “çizme”, si në periudhën tetëvjeçare të qeverisjeve social-komuniste; kur doganat, tatimet, policia e sektorë të tjerë të administratës publike u mbushën me “meritokratë” komiteto-shpëtues të tipit “nëntëdhjetë e shtatë”. Nga ana tjetër, qeveria demokratike nuk ndërmorri asnjë fushatë spastrimi politik të administartë, megjithë politizimin e saj të tejskajshëm. Por në një farë mënyre këto janë shëmbuj sakrifice që dëmtojnë interesat e ngushta të Partisë Demokratike, pasi lënë pa pune e bëjnë të pakënaqur dhjetëra anëtarë e simpatizantë të saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rrethin familjar e farefisnor të të dënuarëve e ndëshkuarëve për shkelje të ndryshme të ligjit, ndërkohë që në periudhën e qeverisjes majtiste nuk u ndëshkua qoftë edhe një zyrtar i lartë, megjithë korrupsionin galopant në të cilin qe përfshirë administrata e saj kohe. Shembujt e sakrificave të ndryshme partiake në emër të interesave madhore të vendit dhe kombit janë të panumërta në këto 3 vjetë pushtet të demokratëve. Ata janë shembuj emancipimi dhe dinjiteti politik, të cilët në një farë mënyrë bindin edhe vetë “të ndëshkuarit”, jo më të favorizuarit nga efektiviteti i reformave të ndërmarra. Në këto kushte koston e brendshme të këtyre reformave Partia Demokratike ka për ta kompensuar disa herë nëpërmjet rritjes së vlerësimit dhe simpatisë nga mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, të cilët po bëhen dëshmitarë të drejtësisë dhe ndershmërisë qeverisëse. Kur të ardhurat rriten për të gjithë njëlloj, kur shanset e trajtimit të barbartë para ligjit shtohen përditë e më shumë, kur koha e lëvizjes së lirë dhe integrimit në Europë po shkurtohet me shpejtësi, kur “taksa e rryshfetit” shkon drejt zeros, kur niveli i shërbimit dhe shkollimit nuk bënë diferencime midis qytetarëve të ndryshëm, etj., shtohet në mënyrëv të natyrshme mbështetja për atë forcë politike që i ka krijuar këto mundësi për të gjithë, dhe që konkretisht sot është Partia Demokratike. “Të bësh atë që është e drejtë, nuk përbën problem. Problem është të dish se çfarë është e drejtë”, thotë Lindon B. Xhonson. Moria e problemeve me të cilat u përballë qeveria “Berisha” në fund të vitit ’05 e kishte të domosdoshme respektimin e një filozofie në tillë në zgjidhjen e problemeve të trashëguara, sipas shkallës së vështirësisë dhe rëndësisë që paraqisnin. Sot, vendi ynë po shndërrohet në simbol suksesi, sepse qeverisja aktuale është orjentuar drejt në zgjidhjen e problemeve kryesore që kishin penguar prej vitesh progresin dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë, duke u udhëhequr gjithnjë nga parimi i vendosjes së interesave të gjera qytetare e kombëtare mbi interesat e ngushta partiake. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›