Kodi zgjedhor kalon në Parlament
Tiranë (start)-Seanca parlamentare e kësaj të hëne, do të jetë një tjetër seancë interesante, ku dhjetë deputetët grevistë do të jenë të shoqëruar bashkë me kolegët e tyre. Pritet që sot dy partitë e mëdha, ato që kanë hartuar Kodin e ri të zgjedhjeve të kalojnë për votim kodin e ri, jo pak të përfolur kohët e fundit në media. Gjendja e grevistëve është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa sot ata do të përballen edhe me seancën dhe debatet e kolegëve të tyre.
Dy partitë e mëdha, kanë shprehur hapur gatishmërinë e tyre për të miratuar këtë të hënë Kodin e ri, ndërsa ai vazhdon të kundërshtohet ashpër nga partitë e vogla, e veçanërisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pritet që në orët e paradites të mblidhet edhe konferenca e kryetarëve, e cila do të vendosë nëse ligji zgjedhor do të diskutohet sot apo do të lihet për në seancën e së enjtes.
Zëdhënësi i grevës, deputeti i LSI-së Dritan Prifti, ka kundërshtuar ashpër miratimin e kodit të ri, ndërsa ka paralajmëruar se nëse ky kod do të miratohet protestat do të përshkallëzohen në të gjithë vendin.
“Nëse PD dhe PS vendosin me arrogance konsensuale të miratojnë Kodin zgjedhor pa ndryshimet e domosdoshme, greva jo vetëm do te vazhdojë në parlament, por ajo do të zgjerohet e fuqizohet edhe përpara parlamentit si dhe do te zgjerohet në të gjithë vendin .Ne kurrë nuk do te pranojmë shkeljen e parimeve ndërkombëtare për zgjedhje te ndershme dhe te lira. Gjithnjë ne rruge demokratike dhe paqësore, ne do ta çojmë deri ne fund aksionin tone për shenjtërinë e votës ne vendin tonë”-deklaroi Prifti, duke kundërshtuar ashpër miratimin e kodit, që pritet të kalojë sot në Parlament.