E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta për "Ora News":Reagimi i OSBE-së, i vonuar

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht dhe njëri prej anëtarëve te grevës së urisë u shpreh për "Ora News" në lidhje me deklaratën e ambasadorit të OSBE-së Bosch . Sipas Metës reagimi i ambasadorit Bosch është i vonuar sepse OSBE-ja është institucioni më i specializuar për zgjedhjet. Meta gjithashtu shtoi se deputetët janë grevë që të respektohet kushtetuta dhe zgjedhjet të bëhen sipas standarteve. Gjithashtu Meta u shpreh se deputetët grevistë janë të hapur për konsensus për një zgjidhje parimore me komisione gjithpërfshirës në të gjitha nivelet dhe se zgjidhja nuk duhet të diskriminojë askënd dhe të mos favorizoj askënd.Përsa i përket protestës Meta u shpreh se protesta e sotme do të jetë madhështore dhe do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike. Ndërsa për grevën Meta u shpreh se do të vazhdojnë grevën derisa të anullohet ky akt që njollos votën e lirë të shqiptarëve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›