Siguria në shkolla, makthpër nxënësit, qytetarët e mësuesit, më të frikësuar se kurrë
Siguria e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, dhe atyre të mesme është kthyer kohët e fundit në një makth të vërtetë për nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe atyre të shkollave të mesme. Ndërsa nga ana tjetër qytetarët e mësuesit e këtyre shkollave duken
se janë më të frikësuar se kurrë për sigurinë e nxënësve dhe fëmijëve të tyre. Por nxënësit e këtyre shkollave, ata që janë më të prekurit përsa i përket sigurisë në shkolla, shprehen tepër të shqetësuar për ngjarjet e ditëve të fundit. Sipas tyre, sigurisë në shkolla nuk i krijohet kurrfarë rëndësie dhe në shumë raste rojet tek dera lejojnë edhe persona të panjohur që nuk kanë lidhje me institucionin përkatës Arsimor. Në një vëzhgim të kryer ditën e djeshme nga gazeta SOT është vënë re se nxënësit e shkollave nëntëvjeçare, por jo vetëm ata, por edhe nxënësit e shkollave të mesme janë tepër te indinjuar prej sigurisë në ambientet e shkollave. Edhe pse në pothuajse të gjitha shkollat, rojet e portave qëndrojnë aty e tek- tuk sheh që ata mund të largohen sërish siguria e nxënësve në ambientet brenda shkollave mbetet një problem serioz. Vetë mësuesit e disa shkollave nëntëvjeçare në kryeqytet kanë deklaruar për gazetën SOT se janë tepër të shqetësuar e të frikësuar me ngjarjet të cilat kanë ndodhur kohët e fundit me plagosjet, rrëmbimet apo edhe me aktin e shëmtuar të dy ditëve më parë kur një 19 vjeçar i armatosur u fut në ambientet e e një shkolle të mesme në qytetin e Elbasanit, dhe si për pasojë vrau një nxënëse të kësaj shkolle. Një prej mësueseve të shkollës Barjam Curri P. Faja tha dje për gazetën se është tejet e vështirë që të kontrollohen të gjitha hyrje-daljet në shkollë gjatë periudhës së paradites e të pasdites pasi kjo shkollë për një periudhë të madhe të vitit është me dy turne. Sipas mësuesit Faja janë prindërit ata të cilët gjëndjen e krijuar ditët e fundit po e përjetojnë vërtet në gjendje makthi, pasi vijnë i përcjellin dhe i marrin vetë nxënësit e tyre. Ndërkohë një tjetër mësuese në shkollën Sabaudin Gabrani R. Zekthi tha dje për gazetën se kohët e fundit siguria në shkolla ka qenë një problem tejet i madh. Pasi në lidhje me këtë as vetë mësuesit nuk janë të sigurt, pas rritjes në mënyrë të ndjeshme të rasteve kriminale në ambientet e brendshme të shkollave.
Masat
Nga ana tjetër burime nga MASH deklaruan ditën e djeshme se nuk ka asnjë sistem konkret për mbrojtjen e nxënësve në shkolla dhe për sigurinë e tyre, përveç rojeve të vendosura në çdo shkollë. Ndër të tjera mësues të disa shkollave nëntëvjeçare por edhe të mesme në kryeqytet kanë deklaruar ditën e djeshme se në shkollat e kryeqytetit vihen re elementë kriminalë dhe të rrezikshëm për fëmijët ndaj rreth një muaj më parë, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit policia ka përforcuar masat në shkolla. Sipas rregullores policia duhet të patrullonte gjatë gjithë ditës para institucioneve arsimore të sistemit 9-vjeçar dhe të mesëm, por vetëm në disa shkolla aplikohet një gjë e tillë. Policë që qëndrojnë në portën kryesore të shkollave mund të shohësh vetëm në një pjesë të vogël të shkollave ndërsa në pjesën më të madhe, shkollat i ruan vetëm një roje .vijnë pasi është konstatuar shtimi i elementit kriminal nëpër shkolla, si trafikantët e drogës apo persona që prishin qetësinë dhe mësimin. Për mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë plan, përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor janë ngarkuar me detyra specifike edhe struktura kundër krimit të organizuar dhe atyre kundër krimeve ndaj personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme, etj. Drejtuesit e Policisë kërkojnë bashkëpunimin e stafeve pedagogjike të shkollave si dhe dy drejtorive Arsimore të qarkut Tiranë për të siguruar rend në shkolla.
Arta AGOLLI