E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi Strauss-Kahn E keqja nuk ka kaluar

Duke shprehur pershtypjet me te mira te tij per ato cka ka arritur Greqia ne muajt e fundit kreu i FMN qe ka vizituar Athinen dhe eshte takuar me udheheqjen greke ka theksuar se ajo cka i duhet vendit ne kete faze eshte zhvillimi ekonomik.

E keqja ende nuk ka kaluar ka thene Dominik Strauss-Kahn duke riperseritur se gjithe qytetaret e Greqise duhet te kuptojne ndryshimet dhe te japin kontributin e tyre sidomos ata qe jane ne gjendje te mire ekonomike sepse lufta per shlyerjen e borxhit dhe te kredise nuk eshte beteje politike e partive por nje lufte per shpetimin e vendit.

Pershtypje ka krijuar apeli i tij drejtuar grekeve se qeveria Papandreu kerkon mbeshtetje jo vetem nga populli por dhe nga te gjitha forcat politike. Ai eshte shprehur gjithashtu pozitivisht ndaj miratimit te nje kohezgjatjeje te afatit te shlyerjes se kredise.

Nga ana e tij kryeministri Papandreu ka deklaruar ne konferencen e perbashket te shtypit se Greqia ka ndermarre reforma kolosale dhe ne vitin qe vjen do ti vihet theksi jo vetem ndryshimeve strukturale me qellim reduktimin e shpenzimeve por edhe krijimit te kushteve per nje hov te ri te zhvillimit ekonomik te vendit.

Ne marreveshje me organet greke Strauss-Kahn ka vendosur ne momentin e fundit te ndryshoje vendqendrimin e tij ne nje hotel ne qender te Athines per arsye sigurie nga protestat e shumta ne kete zone ndersa ka pershpejtuar programin e tij duke braktisur gjysme dite me heret kryeqytetin grek nga i cili do te largohej ne mesditen e se merkures.

Prej mengjesit te se martes ne fillim qindra pensioniste e me pas sindikatat e mbeshtetura nga partite e majta kane protestuar per mberritjen e kreut te FMN-se dhe masave te rrepta antikrize te qeverise Papandreu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›