E Diel, 1 Nëntor 2026

Galharague Serbia do te detyrohet ta njohe Kosoven

Ministria e Puneve te Jashtme te Frances ka kerkuar nga SHBA dhe BE qe bashkerisht ti bejne te qarte Serbise se nuk eshte e mundur te kete sukese ne ceshtjen e Kosoves dhe njekohesisht te hyje ne Bashkimin Evropian.

Telegrami i ndihmes sekretarit per Evropen Kontinentale Roland Galharague eshte derguar me 22 shkurt te vitit 2010 dhe ai eshte publikuar ne WikiLeaks transmeton Blic.

Ai ka kerkuar nga SHBA dhe BE qe bashkerisht tu bejne te qarte serbeve qe te propozojne rezolute te re ne KB rreth Kosoves duke theksuar se shefi i diplomacise serbe Vuk Jeremic me gjase beson se Serbia mund te arrije fitore ne ceshtjen e Kosoves dhe njeheresh te hyje ne BE.

Duhet tia bejme me dije se kjo nuk eshte e vertete theksonte Galharague ne telegramin qe eshte publikuar ne sajtin e WikiLeaks.

Ai ka shtuar se serbet jane terbuar ne Francen per shkak se Parisi i ka derguar nje leter Beogradit ne fillim te shkurtit e qe u referohet planeve serbe te cilat lidhen me rezoluten e re eventuale ne KB per Kosoven.

I kemi derguar nje mesazh shume bindes thekson Galharague dhe shton se serbet kete e kane kuptuar si ndryshim te madh ne qendrime.

BE deri atehere perfaqesonte qendrimin se ceshtja e Kosoves dhe hyrja se Serbise ne BE formalisht nuk jane te varura.

Nuk ka pasur kushtezim formal vlereson Galharague dhe shton se serbet tani po e kuptojne se nese duan te behen anetare te BE-se do te detyrohen eventualisht ta pranojne Kosoven.

U thame se nuk deshirojme edhe nje Qipro sqaron zyrtari francez duke aluduar ne faktin se Qipro me 2004 hyri ne BE si ishull i ndare pjesa veriore e te cilit nuk ndodhet nen administrimin e qeverise ne Nikozi.

Galharague nderkaq kishte parashikuar se serbet me siguri megjithate do te propozonin rezolute te re per Kosoven ndersa SHBA dhe BE do te detyrohen ti kundervihen asaj.

Zyrtari francez ne vazhdim thekson se serbet para se te hyjne ne BE do te detyrohen te zgjidhin problemet kryesore me Kosoven te cilat kane te bejne me gjyqesine policine doganat komunikacionin bujqesine si dhe te gjitha dallimet rreth ceshtjes se emrit dhe te territorit.

Ai shton se me kete veshtrim per Serbine eshte me se miri te bashkepunoje me EULEX-in.

Ne fund nderkaq Serbia do te detyrohet te njohe Kosoven po deshi te hyje ne BE perfundon Galharague.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›