E Diel, 1 Nëntor 2026

Koferenca GjyqësoreKombëtare organizohetnë nëntor

TIRANE- Konferenca Gjyqësore Kombëtare parashikohet të organizohet gjatë dy javëve të para të muajit nëntor, edhe pse në mungesë të ligjit organik. Vendimi është marrë sot gjatë tryezës së rrumbullakët ku pjesëmarrës ishin kryetarët e gjykatave të Republikës së Shqipërisë si dhe përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve.

Ky takim, ku i ftuar ka qenë edhe Zv. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Kreshik Spahiu, vjen si rezultat i mosfunksionimit te Konferencës Gjyqësore Kombëtare në kushtet e vakumit ligjor për rregullimin e saj. Ky organizem ka mbetur pa ligj, pas rrezimit të tij nga gjykata kushtetuese në dhjetor të 2008.

Ndërkohë që ligji i dytë është bllokuar në parlament për shkak të numrit të nevojshëm të deputetëve. Për rrjedhojë mos mbledhja e kësaj konference gjyqësore ka lënë pezull rinovimin e katër anëtarëve të KLD, të cilëve iu ka mbaruar mandati.

Në përfundim të takimit të përfaqësuesve të gjyqësorit, u vendos ngritja e një grupi pune i cili do të hartojë projekt-rregulloren për funksionimin e Konferencës zgjedhore me qëllim zgjedhjen e anëtarëvë të rinj të K.L.D.-së brenda dy javëve të para të shtatorit. Më pas kjo projekt-rregullore do ti nënshtrohet proçesit të shqyrtimit nga ana e gjithë gjyqtarëve në një takim të përbashkët që do të organizohet në fund të muajit shtator. Konferenca Gjyqësore Kombëtare parashikohet të organizohet gjatë dy javëve të para të muajit nëntor.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›