E Diel, 1 Nëntor 2026

44 trupa ushtarake shqiptare nisen sot për në Afganistan

Ky kontingjent, në përbërje të të cilit janë nga 44 trupa, do të përfshihet në operacione luftarake në Kandahar, në Afganistan.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha shprehu bindjen se ky kontingjent, i cili është dhe njësia e parë që niset me mision luftarak, do të përmbushë me sukses të plotë misionin që nis dhe me dinjitet do të mbajë lart flamurin e kombit shqiptar. Kryeministri theksoi se qeveria është e vendosur të mbështesë Forcat e Armatosura dhe se dora - dorës, në kohërat që vijnë, të mund të shpaloset jo një njësi, por edhe një batalion krah aleatëve tanë, aty ku të jetë nevoja.

“Ju shkoni në një front të vështirë, por shkoni në kuadrin e një Aleance, e cila nuk ka njohur dhe nuk mund të njohë kurrë gjë tjetër, përveç se fitore. Ju shkoni në një komandë shkëlqyer dhe ju keni me vete mbështetjen, urimin, bekimin, jo vetëm të familjeve tuaja, të cilat unë dua tu shpreh mirënjohjen me të thellë për mbështeten që ju kanë dhënë, por edhe të mbarë shqiptarëve kudo që janë.”, iu drejtua në fjalën e rastit kryeministri udhtarakëve të pranishëm.

Në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, në Tiranë, ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë z. Paul Poletes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura z. Maksim Malaj, drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, familjarë të komandove, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›