E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Anan jep dorëheqjen nga detyra e ndërmjetësit për Sirinë

“Anan informoi OKB-në dhe Lidhjen Arabe për vendimin e tij për të mos rinovuar mandatin e tij të ndërmjetësit ndërkombëtar për Sirinë, pas përfundimit të afatit të këtij të fundit më 31 gusht 2012", thuhej në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Nga Gjeneva, ai deklaroi se arsyeja e kësaj dorëheqje vjen për shkak se nuk ka marrë mbështetjen e duhur për zgjidhjen e krisëz në Siri.

"Çështja nuk mori të gjithë mbështetjen që meritonte. Ka përçarje brenda komunitetit ndërkombëtar. E gjithë kjo ishte tepër e komplikuar, por kemi detyrë të gjejmë një zgjidhje", deklaroi Anan në një konferencë shtypi në OKB.

Gjithashtu Anan dënoi militarizimin në rritje të konfliktit sirian dhe mungesën e unanimitetit në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe të komunitetit ndërkombëtar dhe pranoi se kjo ka qenë një tjetër arsye pse ai po tërhiqet.

"Rritja e militarizimit në territor dhe mungesa e unanimitetit në Këshillin e Sigurimit në OKB ndryshuan rrënjësisht rolin tim", deklaroi ai nga Gjeneva./Start/E.G/

                                                                                             2012-08-02 19:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›