Koha e autokrateve
Nga Washington
Post
Uashingtoni dhe kryeqendrat tjera perendimore hyjne ne nje gjume gjysme-dimeror
gjate sezonit festiv duke qene se shume zyrtare nisin pushimet pak me heret.
Nje gje e ketille e ben me te pershtatshem ambientin per regjimet autokrate qe
te ndermarrin veprime ne kete periudhe te vitit me pershtypjen se pak njerez
do ti verejne te bemat e ketyre regjimeve.
Bashkimi Sovjetik kishte pushtuar Afganistanin gjate periudhes se festave me
1979. Edhe Kina pikerisht ne diten e Krishtlindjeve te vitit te kaluar kishte
denuar Liu Xhiabon fituesin e mimit Nobel per Paqe 2010 me 11 vjet heqje
lirie.
Edhe periudha e ketij viti ka qene e mbushur me veprime provokative per te
cilat autokratet shpresojne se do te kalojne pa u verejtur. Denimi i orkestruar
i manjatit rus dhe disidentit Mikhail Khodorkovskit ka qene i parapare te
shqiptohet me 15 dhjetor por u shty per disa dite ne perpjekje sic kane
thene disa per ti shmangur nderlikimet ne ratifikimin e marreveshjes START
nga ana e Senatit te Shteteve te Bashkuara.
Por kjo eshte vetem nje nga arsyet. Te aferm te te denuarit kane thene se
shtyrjet e gjykimit jane bere ne perpjekje per te shmangur vemendjen e
opinionit marre parasysh interesimin e madh per kete rast.
Ne Bjellorusine fqinje regjimi i Aleksander Lukashenkos ka zbatuar fushaten me
te dhunshme kunder opozitareve demokratike ne Evrope qe prej trazirave ne
Poloni me 1981. Duke e cilesuar kete banditeri si nje dite te jashtezakonshme
per demokracine Hugo avez nga Venezuela shfrytezoi periudhen e festave per
te shtrire kontrollin e tij te rrepte mbi Internetin telekomunikacionin dhe
organizatat joqeveritare.
Autokratet e shohin te nevojshme ti mbulojne masat e tyre represive me petkun
e festave dhe kjo nenkupton se atyre u intereson reagimi nderkombetar
pikerisht nga frika se nga keto reagime mund te trimerohen oponentet vendore
per te sfiduar autoritetin e tyre.
Rasti i Khodorkovskit padyshim i ka mundesuar Vladimir Putinit te deshmoje se
eshte ai qe mban pushtetin e vertete ne Rusi e jo presidenti Dmitri Medvedev
i cili ka terhequr verejtjen se eshte kunder nihilizmit.
Paralajmerimi i Lukashenkos ne Bjellorusi se nuk do te lejoje me lojera
demokratike ka qene ne fakt pranim se ka frike nga ekspozimi poshterues te
cilin mund ta perjetonte ne raundin e dyte zgjedhor.
Mbeshtetja ne renie per avezin e Venezueles eshte demonstruar ne shtatorin e
kaluar kur ai humbi votat ne zgjedhjet parlamentare. Ai tani i ka dhene vetes
pushtet te ri me te cilin i lejohet te anashkaloje Parlamentin.
Autokratet qe shfrytezojne sezonin e festave per te forcuar edhe me shume
pushtetin qe kane duhet te marrin nje mesazh te qarte per Vitin e Ri se jane
vertet ne vezhgim dhe abuzimet qe ndermarrin do te perballen me pergjigje
vendimtare.