E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartoline per shqiptaret

A do te jene me vitin tjeter urimet e njejta per jeten shqiptare Gjasat jane po madje pa asnje hamendesim. Te njejta. Per pak drite per uje buke per pune dhe elemente themelore jete. Assesi me shume. Tjerat urime i bejne njerezit e politikes jo per popullin por per vete. Si te menaxhojne me mire me lirine e popullit si ta instrumentalizojne me mire ate pikerisht per qejfet dhe qellimet e tyre.

Nga Ndue Ukaj

I kredhur ne labirintet e kohes e cila iken shpejt nen qiellin e trazuar ballkanik ku acari ka ngrire cdo gje kartolina e shqiptareve edhe kete fundvit eshte e mbushur me shpresa te shumta dhe me mundesi te pakta.

Njeriu i nenqiellit shqiptar nen ankthet e panumerta ne regjistrin e deshirave te tij shenon ato te vjetrat identiket ato qe jane kalitur dhe be shenja te ekzistences se tij. Deshira per nje jete te lire me nje mireqenie solide eshte ajo dhembja qe e sflit ate tashme disa dekada e shekuj. Koha iken nderkaq motmotet nderrohen e ne jeten shqiptare ndodhin pak risi pozitive. Ai pret. Pret nje Babadimer te transfiguruar ne figure politike qe tia rregulloi sadopak jeten e tij qe karakterizohet me mungesa me pamundesi me neperkembje me dhembje.

Ekziston nje prirje vecante brenda cdo qenia njerezore me refuzuar ate qe ka. Me kerkua ate qe eshte me e pamundur. Vecse kjo deshire zhuritese e njeriut e cila eshte misheruar ne fe mite e dije te shumta humane nuk e ka prek akoma shqiptarin. Ai deshirat i ka te reduktuara ne elemente esenciale per jete sikur te rronte ne nje planet tjeter e jo ne Europen e mireqenies se madhe.

Ai nuk ka uje rryme perkujdesje shendetesore i duhet nje pune cfaredoqofte ajo. Atij i duhen keto. Nje ekzistence. Dhe kaq Ndersa agonia vazhdon e dhimbshme sfiduese e pashprese. Kjo agoni e pergjithshme qe vazhdon ne kete fundvit kur behen zakonisht bilancet duhet me na prek ndergjegjen e fjetur dhe me kuptuar ku ndodhemi dhe per me teper pse ndodhemi ketu

Mitet e lashta na tregojne se Pandora hapi kutine e fshehtesise edhe pse e parandjeu rrezikun. Nderkaq Prometheu per ti dhurua njeriut liri u ndeshkua vete pranoi flijimin qe tiu jap njerezve zjarrin simbolin e drites jetes urtise.

Keto shembuj ne flasin se kauzat e medha idealet e medha jane ato virtyte qe i kane shoqeruar gjithmone individet shoqerite dhe i kane cytur drejte vlerave me sublime me te pasosura.

Bota jone shqiptare eshte ne nje bote e vogel kaotike. Prandaj lypset ideale me organizua kete kaos te brendshem sic thoshin dijetare shqiptaret e viteve te 30-ta kete kaos qe eshte be tanime norme shoqerore.

A do te jene me vitin tjeter urimet e njejta per jeten shqiptare Gjasat jane po madje pa asnje hamendesim. Te njejta. Per pak drite per uje buke per pune dhe elemente themelore jete. Assesi me shume. Tjerat urime i bejne njerezit e politikes jo per popullin por per vete. Si te menaxhojne me mire me lirine e popullit si ta instrumentalizojne me mire ate pikerisht per qejfet dhe qellimet e tyre.

Shqiptaret jane tmerresisht te dekurajuar nga cdo gje. Ata jane te trazuar madje me shume se para nje viti. Ata shajne shajne nate e dite neper kafe dhe zyre neper vende pune dhe sheshe cdo gje dhe cdo kend. Shajne politiken. Thone ate qe duhet dhe ate qe nuk duhet. Ata shpresat i kane varur aty ku sorollaten sharlatane qe kane perkthyer cdo gje me matematiken e menaxhimit jo te shtetit por te popullit te nenshtruar. Aty ku liria eshte nje instrument per fjale e jo nje mundesi jete.

Kombi shqiptar bashkejeton me korrupsionin degradimet dhe detyrimisht i perjeton i pranon ne heshtje dhe lutet qe ne vitin tjeter sadopak jeta e tij te merr kahe me normale. Kete lutje e bene me shekuj e dekada. Dhe ne kete deshperim peripecite dhe shpresat per dicka me ndryshe asnjehere si jane shuar. Ai pret. Si askush rreth tij. Ai shpreson edhe kur e kupton se shpresat e tij jane te ngujuara aty ku duhet te behen zgjidhjet te politika e cila verberisht po e shkaterron kete komb tamam ashtu sic thoshte dijetari i madh shqiptar para disa dekadave Faik Konica.

Gjuha si tipari i fundamental qe percon mesazhe si mjeti i vetem i komunikimit njerezor shpreh dhembjet deshirat mallkimet lutjet deshperimin zhgenjimin dekurajimet. Jeten tone kombetare gjuha publike eshte ajo qe vetem shpreh dhembjet e pafundme qe e karakterizojne jeten tone. Jane trishtuese skenat politike shqiptare ku hyjne dhe dalin njerez qe cdo gje e matin me kutin e interesave farefisnore grupore ideologjike e jo assesi te pergjithshme. Kur degjojme si flasin politikanet tane nuk ka sesi mos te trazohet njeriu dhe te pyet ku jetojme ne Kronikat e pafundme flasin se ne temperatura minus 12 e me teper ne gjinekologji ska ngrohje ne X pjesen e qytetit me vite nuk ka uje ne Y rajonin ska rryme. Mjerimi nuk ka brire. Madje ky mjerimi yne eshte me trishtues se i kohes se Migjenit kur krahasojme me rrethin ku jetojme dhe me trendet e zhvillimeve ne bote.

shte dimer i acarte ashtu sic dine te jene dimrat ballkanik. Jane aso dimrash te cilet sikur pelcasin nga dhembjet te cilat i ngrijne edhe fjalet me te ngrohta. Ka dicka misterioze ne kete. Ka dicka qe ndihmon mendjen me shpjeguar kontekstin tone shoqeror.

Festat e Krishtlindjeve jane momentet me madheshtore ne boten perendimore qe pasohen nga nderrimi i motmoteve me be bilancet e vitit qe iku. Dhe me shpreh urimet me te mira per vitin tjeter.

fare bejme dhe ku jemi ne

Inteligjencia shqiptare vazhdon te jete e mjegullt dhe ashtu neper ate mjegull mbetet pjesa me e neperkembur e kombit tone. Ajo cuditerisht i perkund degradimet dhe i pranon qofte ne heshtje kur si struci gjen strehe per veten. Elita kombetare e ka humbur lirine dhe e ka shitur ate per ndonje darke shperblim te vogel prandaj del te jete e paafte me orientua drejte kete komb.

E kush eshte shkaktar per kete krize morale dhe sa eshte e afte e guximshme ajo pjesa e ndergjegjshme e kombit me dal me qendrime te mencura dhe frytdhenese kundruall zhvillimeve degraduese qe cdo dite e me teper ngjiten ne trupin e dermuar kombetar Pikerisht ne kete fundvit duhet me meditua per kete. Ne te vertete kjo eshte ceshtje qe kerkon analiza dhe shpjegime te shumefishta. Mirepo na trishton ndergjegjja e fjetur e nje elite te sajuar e cila sorollatet para ketyre degradimeve dhe klithmave te pafundme.

Thuhet aty ketu me te drejte se elitat jane bere oborrtaret me te instrumentalizuar te pushteteve tona te degraduar te pushteteve qe ekzistojne vetem per vete dhe qejfet e tyre. Prandaj edhe zeri i tyre eshte i shuar. shte ze i politikes me ngjyre ze i verbuar qe ssheh jashta ideologjive te caktuara e percaktimeve farefisnore klanore fetare qe po i zene frymen kesaj shoqerie. Nuk eshte ze i inteligjencies i asaj inteligjencie qe merr jete me ndjeshmet e popullit percjell shqetesimet e popullit dhe reflekton sensin e pergjegjesise per fatin e kombit.

Dhe ne kete fund vit shqiptaret luten per nje politike qe lukset e saja t i nderlidh me lukset e popullit. Shqiptaret luten qe te organizohet ky kaos dhe vitin tjeter tmos na trishtojne dhe tmerrojne kronikat e pafundme qe shfaqin mjerimin tone. Shqiptaret luten per nje shtet te gjitheve. Luten qe aty ku duhet behen zgjidhjet te mendohet sinqerisht per popull. Dhe perfundimisht shqiptaret nuk duhet me prit Babadimin qe ai tiu sjell lirine mireqenin dhe demokracine.

Kartolina shqiptare per Vitin e ri qe vite te tera vazhdon te jete e njejta dhe me deshira identike. Instinkti i njeriut eshte me refuzua kete.

NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›