E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skender Rizaj - 145145Mesues i merituar146146

Per popullin e tij shkroi histori dhe per popullin e tij mbeti ne histori Nga Express me 13 dhjetor 2010 ne ora 0915

Prof. Dr. Skender Rizaj u lind ne Peje me 14 mars 1930. Ne vendlindjen e tij perfundoi shkollimin fillore dhe te mesem kurse studimet per histori i perfundoi ne Shkup. Ndersa studimet e magjistratures dhe te doktoratures i mbaroi ne Sarajeve ne vitin 1965 duke u bere keshtu doktori i pare i shkencave te historise ne Kosove.

Punen pedagogjike per te edukuar nxenesit ne frymen kombetare dhe per te ngritur vetedijen kombetare e per te krijuar tek ata idene e pavaresise dhe krijimin e shtetit te Kosoves e filloi ne vitin 1948 duke sherbyer si mesues ne shkollen e Gllavicices per te vazhduar ne Peje deri ne vitin 1956. Pastaj duke qene nje nga kuadrot me te pergatitura nga fusha e historise dhe nje punetor i dalluar ne arsimimin e gjeneratave ne Kosove ne vitin 1956 punesohet ne gjimnazin e Pejes si profesor i lendes se historise per te vazhduar deri ne vitin 1961. Mandej me qene se ne Kosove kishte nevoje per kuadro profesionale dhe shkencore atehere Prof. Skender Rizaj posedonte pervoje pedagogjike dhe profesionale keshtu u angazhua ne Degen e Historise ne Fakultetin Filozofik ne Prishtine per te ligjeruar lenden e historise nga periudha e Kohes se Re deri ne vitin 1984 te cilen e themeloi se bashku me Prof. Ali Hadrin.

Prof. Skender Rizaj kishe sens ne edukimin e gjeneratave dhe studimin e historise kombetare. Po keshtu me qene se ishte rritur dhe edukuar ne nje rreth familjar qe kishte frymuar kombetarisht kjo ndikoi edhe me shume qe Prof. Skender Rizaj qysh ne moshen rinore te orientohet dhe te angazhohet ne veprimtarine patriotike kombetare. Ne moshe 17-vjecare angazhohet ne ilegalitet ku mbante pseudonimin 148Fishkellima148 dhe i takonte organizates ilegale 147Besa Kombetare148. Gjykata e Qarkut ne Prizren ne nentor te vitit 1946 i shqiptoi denimin me 1 vit burgim te rende ne baze te nenit 3/1 te ligjeve te atehershme ne fuqi. Me qene se perfundoi studimet per histori Prof. Skender Rizaj u angazhua te punonte ne ndricimin e fakteve historike dhe ne argumentimin e tyre mbi baze te dokumenteve arkivore.

Kjo pune e tij ndeshte ne kundershti te historiografise serbe e cila ishte ne aksion te falsifikimit te ngjarjeve dhe periudhave me te rendesishme te historise shqiptare. Prof. Skender Rizaj i filloi hulumtimet ne arkivat evropiane per te mbledhur dokumentacion origjinal mbi ngjarjet kryesore historike qe ishin pika kyce ne historiografine shqiptare. Ketu duhet vecuar studimet e tij dhe te dhenat shkencore qe sjelle ne librin Kosova gjate shekujve XV XVI dhe XVII pastaj mbi te ashtuquajturen Dyndje e Madhe Serbe Lidhjen Shqiptare te Prizrenit etj. Me perkushtim profesional ishte angazhuar qe te zbardhte mitin mbi Betejen e Kosoves 1389 qe te paraqiste me argumente shkencore te drejten historike te shqiptareve per vetevendosje dhe mbi te gjitha qe te shembte falsifikimet e historiografise serbe per Kosoven. Kesisoj nje rendesi te posacme kishte kumtesa e tij 145145Burimet osmane nga shekulli XV deri ne shekullin XVIII per banoret e Decanit dhe te rrethines146146 qe u prezantua ne simpoziumin shkencor te organizuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve ne bashkepunim me Akademine e Shkencave dhe Arteve te Kosoves te mbajtur ne Beograd dhe Decan ne te cilen shfaqi hapur mendimin e tij te ndertuar mbi dokumentacionin arkivor se Manastiri i Decanit eshte autentik shqiptar dhe se banoret shqiptare e ndertuan dhe u perkujdesen per te.

Duke prezantuar te verteten shkencore per Manastiret dhe kishat mesjetare ne Kosove ne shume sesione simpoziume dhe konferenca nderkombetare me karakter shkencor Prof. Skender Rizaj beri jehone si ne opinionin vendor dhe ate nderkombetare. Ai ishte i ftuari kryesor dhe me kompetenti per te referuar ne cdo aktivitet shkencor brenda dhe jashte vendit me shume origjinalitet dhe argumente shkencore per ngjarjet kryesore ne historine e shqiptareve ne Kosove. Poashtu botoi disa libra me karakter shkencor dhe universitar si dhe dhjetera punime profesionale ne revista shkencore brenda dhe jashte vendit. Me veprat e tij la shembull se si punohet dhe zhvillohet intelektuali i mirefillte kurse kontributi i tij me publikimin e rezultateve shkencore ne studimin e historise vuri bazat e historiografise ne Kosove. Por te gjitha keto dhe te tjera te verteta shkencore qe solli Prof. Skender Rizaj e penguan pushtetin e atehershem dhe e shtyn Sekretarin e Organizates Themeltare te Lidhjes Komuniste qe te merrte vendim per largimin nga puna te Prof. Skender Rizaj ne vitin 1984 me arsyetimin per 145145pakujdesi146146 ne interpretimin e te ashtuquajtures Dyndje e Madhe Serbe dhe ngjarjeve te tjera historike. Megjithekete Prof. Skender Rizaj nuk u frikua dhe nuk u demoralizua qe te nderpres punen e tij profesionale dhe shkencore ai mbi te gjitha u motivua edhe me shume per te punuar dhe per te vazhduar kerkimet e reja shkencore per historine kombetare shqiptare.

Prof. Skender Rizaj edukoi gjenerata te shumta ne Degen e Historise duke transmetuar tek ata ne menyre profesionale njohurite per historine boterore dhe kombetare. Ai udhehoqi me shume profesionalizem studente ne tema diplomash magjistraturash dhe doktoraturash duke i dhene vendit shume kuadro te pergatitura profesionalisht. Gjithashtu tek studentet e tij Prof. Skender Rizaj c146eshte me kryesorja krijoi ndjenjen ngriti vetedijen dhe ushqeu idene per te krijuar shtetin e Kosoves. Ky mesazh i tij u be realitet pikerisht nga studentet e tij te cilet filluan veprimtarine patriotike per te organizuar celulat e para te Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe te ishin perfaqesues kryesor politik per clirimin dhe pavaresimin e Kosoves. Studentet e tij ishin anetare te organizatave ilegale dhe te denuar politik ishin organizatoret kryesore te demonstratave studentore ishin ushtaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves disa prej tyre tani deshmore ishin perfaqesuesit politik te UCK-se per te nenshkruar clirimin e Kosoves ishin perfaqesuesit e zgjedhur te popullit per te shpalle Kosoven shtet te pavarur dhe sovran ne vitin 2008 dhe tani perfaqesuesit e institucioneve kryesore te Republikes se Kosoves. Studentet me mire se cdo kush te japin vleresimin qe e meriton andaj studentet e tij e vleresuan larte kontributin e Prof. Skender Rizaj duke i dhene cmimin 145145Mesues i merituar146146. Nje nga keta studente dhe me pastaj edhe asistent i tij pata fatin te isha edhe une.

Sot ai ndjehet krenar dhe eshte i nderuar per faktin se puna e tij arsimore dhe shkencore cmohet mesazhi i tij qe u kishte dhene studenteve gjate ligjeratave ka arritur ne destinacionin e duhur dhe kryesorja tani jeton ne Republiken e Kosoves te njohur nderkombetarisht per te cilen punoi nje jete te tere.
Prandaj ne fund kete shkrim per Profesorin tim te nderuar dhe te mijera studenteve tjere do ta perfundoj me fjalet e tij prej nje urtesie qe gjithmone i thote 145145Une duke ndejt me ju po rinohem kurse ju po plakeni146146. Me te vertete ai gjithmone po rri me ne me veprat e tij dhe keshtu do te mbetet i rinuar vite me radhe...

Prof. Dr. Selim DACI
Autori eshte profesor ne Departamentin e Historise ne UP

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›