Koha midis dhjetorëve
TIRANE - Dhjetori është koha që u jep shqiptarëve arsye të kujtojnë ekzistencën e PD-së, e cila dikur arriti të drejtojë energjinë popullore mbi muret e diktaturës dhe t’i rrëzojë ato. Janë ceremonitë ato që u kujtojnë shqiptarëve se PD-ja është aty, në territorin e këtij vendi. Në fakt, ceremonitë që përkujtojnë përpjekjen e intelektualëve në takime me kreun komunist të dy dekadave më parë, që përkujtojnë themelimin e PD-së, protestat e kohës, vrasjen e Azem Hajdarit, dekoratat që jepen dhe buzëqeshjet gri ku përzihet një dhimbje e shtirur me gëzimin e përmbajtur, janë gjithçka që i bën shqiptarët të kujtohen se kishte një dhjetor dikur dhe se dikur edhe ata kishin ideale për një vend ndryshe. Midis dy dhjetorëve të njëpasnjëshëm ka kohë që nuk regjistrohet asnjë ngjarje, nuk shfaqet asnjë shenjë që do të mund t’u jepte shqiptarëve, të paktën demokratëve, sinjalin që PD është aty, ekziston diku në hapësirën e politikës shqiptare, e shqetësuar, me nerv, siç do t’i kishte hije një organizmi politik në demokraci. Boshllëku midis dy dhjetorëve të njëpasnjëshëm mbushet me shifra dhe fytyra që gati-gati janë si njëra-tjetra, plotësojnë njëra tjetrën. Shifrat janë përqindje ndaj GDP, gjatësi rrugësh, rritje rrogash. Fytyrat janë njësoj si shifrat, të ngrira, pa jetë, memece, që dallohen se i takojnë racës njerëzore vetëm për shkak të eksteriorit dhe jo sepse artikulojnë fjalë, zgjidhje problemesh, mendime, ide. Fytyra që nuk flasin, që vetëm qeshin, që bëjnë poza, ose që në rastin më të mirë, edhe kur iu vjen goja, thonë të njëjtën gjë siç e kanë thënë të tjerët, veçanërisht siç e thotë kryetari i PD, siç e kanë thënë edhe një vit më parë, siç po përgatiten ta thonë edhe një vit më vonë, në dhjetorin tjetër. Edhe në dhjetorin që lamë, në të njëjtën sallë, pra në sallën ku janë bërë e bëhen të gjitha kongreset e të gjitha partive, pa përjashtim, kryetari i PD-së iu kujtonte ngjarjet e mëdha fytyrave përballë tij që nuk flasin, duke u kujdesur të mos harronte dy gjëra veçanërisht: të krijonte edhe zyrtarisht një hero, pra, t’i jepte Azem Hajdarit një pushtet moral që askush, përfshi edhe të ndjerin, nuk do të mund ta përdorte pas vdekjes, aq më shumë kundër kryetarit, dhe të mos thoshte asnjë fjalë për PD-në e sotme, për tharjen e saj, shndërrimin në asgjë. Asnjë fjalë se si dhe se pse sot PD është kthyer në një organizatë pa përmbajtje politike, thjesht, është shndërruar në një grup njerëzish që gati-gati janë si një çetë, si ato çetat që vinin vërdallë në Shqipërinë e jugut në fillim të shekullit të shkuar. Janë bërë si haxhiqamilistë, për të cilët i vetmi njeri i rëndësishëm është mbajtësi i vulës, ndërsa ajo që iu mbetet të tjerëve të bëjnë është thjesht ta admirojnë atë kur vë vulën dhe të zbatojnë urdhrat e shkruara mbi vulën e tij. Çka sigurisht që nuk është e gjithë e vërteta, ose të paktën është vetëm ajo që duket. Si në çdo çështje pushteti, qoftë ky edhe aq primitiv sa pushteti në një çetë haxhiqamilistësh, ajo që nuk duket është dëshira gati-gati epshore për ta marrë një ditë atë vulë. Fytyrat e ngrira tashmë janë mësuar ta fshehin mirë këtë epsh nga të tjerët, veçanërisht nga kryetari i PD-së, aq sa janë bërë profesionistë të vërtetë, madje kanë shkuar edhe më larg, kanë pranuar të bëhen memecë, të heqin dorë nga e folura, të komunikojnë me njëri tjetrin me gishta, mundësisht jo në zyra, por diku tjetër, ku ka zhurmë dhe nuk regjistrohen. Ashtu si haxhiqamilistët bridhnin midis dy betejave nëpër Shqipëri duke ruajtur kufijtë në emër të shpëtimit të saj, fytyrat e ngrira të PD së sotme, në mungesë të betejave politike dhe në kohën midis dy dhjetorëve, bredhin nëpër kafene, mejhane, lidhen dhe zgjidhen me njëri-tjetrin, masin forcën jo në emër të Shqipërisë, por në emër të rrëzimit të kryetarit dhe marrjes së vulës së partisë. Meqenëse vota nuk aplikohet më në PD, apo, meqënëse ata nuk shohin hë për hë asnjë mënyrë tjetër për t’ia marrë vulën kryetarit, ajo që iu mbetet nuk është rivendosja e votës së lirë, as gjetja e një rruge demokratike për ta nxjerrë nga kjo gjendje PD. Përkundrazi, ajo që fytyrat e ngrira të PD-së kanë gjetur si rrugëzgjidhje është të bëhen edhe më të ngrira, të perfeksionojnë edhe më shumë të qeshurën me dhëmbë jashtë, të bëhen madje edhe më memecë se memecët, duke pritur midis dy dhjetorëve ditën që diçka të ndodhë, që kryetarit t’i rrëshqasë këmba, jo nga aplikimi i votës së lirë, jo nga opozita, jo nga qytetarët e këtij vendi, por nga të huajt, çka në fakt i bën edhe më primitivë se vetë haxhiqamilistët.
Qartësisht, asnjë nuk mban përgjegjësi në shndërrimin e PD-së nga partia që rrëzoi diktaturën, në një grup njerëzish që synojnë vetëm pushtetin dhe përdorimin e tij në interes të tyre dhe jo të qytetarëve të këtij vendi. Në fjalimet e mbajtura çdo dhjetor jo vetëm që nuk ndjehet asnjë përgjegjësi, por nuk ka as pendesë, as keqardhje, për atë se si është katandisur sot forca që mbarti energjinë popullore të rrëzimit të diktaturës në vitin ‘90. Përkundrazi, si një njeri që jeton kudo, por vetëm në këtë vendin tonë të vuajtur jo, kryetari i PD-së në dhjetorin e fundit tha se ky dhjetor është 20 vjet dritë larg dhjetorit të vitit 90, duke thënë ekzaktësisht atë që nuk është. Politikisht, dhjetori i vitit 90 ishte dhjetori më i ndritshëm i PD-së, dhjetori më i ndritshëm i politikës shqiptare, dhjetori më i ndritshëm i shqiptarëve. Jo vetëm se PD-ja kishte energjinë e shqiptarëve me vete, por sepse ajo po lindte si një parti realisht demokratike, si një parti ku të gjithë e kishin kuptuar që diktatura rrëzohej vetëm nëse PD-ja ndërtohej në thelbin e saj si një parti e kundërt nga partia që kishte drejtuar Shqipërinë deri në atë kohë. Nëse do të vazhdoj të përdor metaforën e huazuar nga astronomia për të matur distancat në univers, haxhiqamilistët e sotëm të PD-së janë jo 20 vjet dritë, por 20 vjet errësirë larg PD-së së vitit ‘90, në kuptimin e “antidistancës”, pra në kuptimin e tkurrjes, humbjes së vlerave, fshirjes së origjinës, zëvendësimit të demokracisë me autoritarizmin. Gjithsesi, sado e pakundërshtueshme të duket kjo situatë të cilën e njeh mirë kushdo që ka apo ka pasur një lidhje me PD-në, kryetari i saj po tenton ta anashkalojë atë duke ndërtuar krahasimin e tij “astronomik” jo në nivel partiak, pra, duke mos krahasuar PD-në e viteve 90 me PD-në e sotme, por duke krahasuar gjendjen e Shqipërisë së sotme me gjendjen e Shqipërisë në vitin 90, dhe duke nënkuptuar në çdo rast se kjo diferencë vjen për shkak të qeverisjes së PD-së, pra, në fund të fundit, për shkak të PD-së. Manovra është kjo: nëse Shqipëria e sotme është “20 vjet dritë larg Shqipërisë së viteve ‘90", i bie që edhe PD-ja e sotme të jetë po kaq përpara nga PD-ja e vitit ‘90. Manovra është thjesht manipulative dhe nuk mbart kurrfarë vlere politike. Nëpërmjet saj kërkohet të fshihen të paktën dy gjëra: e para, shndërrimi i PD-së nga një parti në një grupim pa përmbajtje politike dhe pa rregulla, dhe e dyta, nëpërmjet ndryshimit ekonomik të Shqipërisë, ndërtimit të disa rrugëve apo shkollave, të fshihet niveli jashtëzakonisht i ulët i demokracisë në vend. Ka kohë që politologët mendojnë se midis demokracisë së një vendi dhe mirëqenies ekonomike, pra të ardhurave të qytetarëve, ekziston një marrëdhënie. Por sot, veçanërisht për vendet me regjim hibrid si Shqipëria, të cilat nisin ose presupozohet që duhet të nisin rrugën e ndërtimit të demokracisë, hipoteza se zhvillimi ekonomik çon në demokraci, apo, se zhvillimi ekonomik është një parakusht për ndërtimin e demokracisë, nuk është më e pranueshme. Kjo hipotezë po zëvendësohet nga përfundimi logjik dhe i vërtetuar tashmë që në lidhjen shkak-pasojë midis demokracisë dhe të ardhurave, drejtimi i lidhjes shkon nga demokracia te të ardhurat, çka do të thotë që është demokracia shkak për rritjen e të ardhurave dhe jo e kundërta. Në këtë pikëpamje, as teorikisht nuk mund të pretendohet sot se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme në ndërtimin e demokracisë; aq më shumë nuk mund të pretendohet që këto hapa janë zëvendësuar nga hapat e të ashtuquajturit zhvillim ekonomik të vendit. Ka një postulat në politikë: partia që qeveris vendin, e qeveris atë ekzaktësisht sipas mënyrës që qeveris vetveten. Në thelbin e organizimit politik të sotëm të PD-së, pra në thelb të vetëqeverisjes së saj, është përqendrimi i pushtetit në duart e kryetarit, përjashtimi i të tjerëve nga përdorimi i pushtetit dhe funksionimi plotësisht në kundërshtim me statutin e partisë, dmth në kundërshtim me rregullat. Kjo gjë po ndodh ekzaktësisht edhe në atë se si PD po e qeveris vendin. Pasojat janë vërtet tragjike, katastrofale. Njëra prej tyre është veçanërisht tronditëse: Shqipëria zotëron sot kulturën më të ulët demokratike në krejt vendet e rajonit. Fatkeqësisht, për shkak të presionit politik dhe vënies së tij në kushte të rënda jetësore, të pazgjidhshme nga ai vetë, qytetari shqiptar ka filluar të dyshojë mbi vlerat e demokracisë dhe t’i hedhë sytë te modeli pragmatist i fëlliqur i politikanit që rri atje lart, njeriut të pa shpirt, bosh, por që jeton mrekullisht duke bërë para në mënyrë të paligjshme. Shqiptarët po e pranojnë çdo ditë e më shumë fatin e tyre të keq dhe po shndërrohen në njerëz kokulur ndaj çdo padrejtësie, në qenie që kontrollohen lehtësisht nga qeveria dhe politika në përgjithësi, me moral të varur te “gozhda” e shefit. Ky është populli që qeverisja e PD po mundohet të “krijojë” me çdo kusht: populli me kulturën më të ulët demokratike në rajon. Është si një vrasje e asaj që të ka krijuar, e asaj prej nga ke ardhur, për të bërë më të paimagjinueshmen: zëvendësimin e sovranit, të sundimit të popullit, të atij që të ka dhënë pushtetin, me vetveten, për t’u bërë vetë sovran në vend të tij. Është si një pabesi e madhe që ka ndryshuar raportet midis gjërave, vetë qenien, ekzistencën. Sovrani që i jep pushtetin individit zëvendësohet prej tij, ndërsa individi e deheroizon atë sa mundet, e përbuz, e plaçkit. Ajo që i mbetet sovranit është thjesht një hapësirë fizike, mbijetesa, ndërsa individët që kanë rrëmbyer pushtetet, të cilat do të duhet t’i kishte sovrani, i përdorin ato për të qenë edhe më të pushtetshëm nesër; ose ndonjëherë imitojnë sovranin, i shpërndajnë ato, t’i japin dhe t’i marrin, në rastin më të mirë pa të pyetur.
Qartësisht ka dy kohë të ndryshme nga njëra-tjetra: dhjetori dhe koha midis dhjetorëve. Në dhjetor festohet fitorja e sovranit, ndërsa midis dhjetorëve fitorja e sovranit zhbëhet, shndërrohet në të kundërtën e saj, në fitore individësh, pushtetarësh. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre njëzet viteve në kohën midis dhjetorëve, në fakt, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një përpjekje herë e fshehtë, herë e hapur, herë e moderuar dhe herë brutale, për t’ia marrë fitoren sovranit dhe për ta përdorur atë për qëllime jo të ligjshme, kundër interesit të tij. Fitoren e sovranit në vitin 90 erdhën peshkaqenët dhe e morën, e shqyen, si te “Plaku dhe deti” i Hemingueit. Edhe sot e kësaj dite ata mbllaçiten, kafshojnë fitoren e dhjetorit në kohën midis dhjetorëve, kohë në të cilën sovrani duarlidhur nuk është më. Sovrani fitimtar që nuk mori asgjë, tragjikisht.
(GSH/BalkanWeb)