E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA di shume pak per luften

Te fillojme me nje paradoks. Armata e Shteteve te Bashkuara qe luftoi ne Vietnam u ofendua nuk u peshty por as nuk u admirua shume. Per dallim nga ajo armata ne Irak dhe Afganistan eshte perqafuar dhe levduar.

Megjithate armata e Vietnamit ishte armata ime. Une isha ne detyre aktive si rezervist jo shume gjate por aq sa duhej qe ushtria ta humbte gjithe misterin e saj.

E pashe se ushtria nuk eshte me e mire dhe me e keqe se institucionet tjera te medha. Disa udheheqes te saj ishin te marre disa ushtare ishin hajdute dhe te gjithe i shpenzonin parate sikur te mos kishte te neserme. Kjo eshte e verteta dhe te gjithe e dinin.

Por jo me. Disa here mendoj se jam njeriu i vetem qe ka qene ne ushtri. Kjo per shkak se shumicen qe i njoh jane profesioniste me arsim te larte shumica shkrimtare. Por nese kaloj te politikanet dhe madje te personeli i Shtepise se Bardhe nuk ka ndryshime te medha.

Ushtria e sotme eshte hequr nga shoqeria ne pergjithesi. Shumica jane te bardhe dhe sipas nje studimi te fondacionit Heritixh kryesisht jugore. Anglia e Re eshte pak e perfshire ashtu si dhe qytetet e medha.

Perfshirja vullnetare ne armate ka bere qe Amerika te zhvilloje dy luftera nderkohe qe qytetaret e saj nuk dine gje as per viktimen e vetme qe ka luftuar jashte vendit. Kjo eshte pasoje e kultures dhe e klisheve lidhur me sherbimin per vendin tend kur nderohesh dhe shihesh si romantik nga ata qe per asnje cast nuk do ta benin te njejten gje. Keshtu e fitoni pasqyren.

Kur jemi te pasqyra shtrohet pyetja se cfare nuk shkon aty Jane disa gjera.

E para armata e larget na mundeson qe te zhvillojme luftera per te cilat opinioni i pergjithshem eshte mjaft indiferent. Po te kishte ndonje propozim lufta ne Irak mund te mos ishte bere kurre apo ndoshta do te prodhonte protesta civile si per Luften e Vietnamit.

Debakli ne Irak u mundesua nga ushtria profesioniste dhe nga zhytja ne borxhe. Xhorxh Bushit nuk i duhej trupi yt atij i duheshin parate tuaja. Jugoret mund te luftonin ndersa te huajt mund ti blinin bonot. Per arsye te kuptueshme asnje kenge e madhe nuk doli nga lufta ne Irak.

Problemi qendron ne faktin se ushtria eshte bere si kleriket. Ajo virtualisht adhurohet per cilesite e admirueshme te saj kurse mangesite mezi po permenden.

Qendrimi i tille ben qe civilet ta kene veshtire ta vene ne pikepyetje ushtrine madje as kryekomandanti.

Duajt Ajzenhauer mundej sepse kishte pese yje mbi supe. Hari Truman luftoi ne njeren lufte boterore Xhon Kenedi dhe Xherald Ford ne luften tjeter por politikanet e sotem civile e kane te veshtire.

Kjo eshte edhe nje arsye tjeter te mbahet zi per vdekjen e Ricard Hollbrukut. Ai mesoi ne Vietnam se yjet nuk e bejne njeriun te pagabueshem ndonjehere e bejne vetem arrogant.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›