E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume ambicie ju lutem

/ /

NgaVETON SURROI

Viti i Ri do te sjelle shenja jo vetem per nje vit por mund te ndodhe fare lehte per nje dhjetevjetesh te tere. Me 1981 vendi shume shpejt do te hynte ne demonstratat studentore dhe represion kunder tyre - i tere dhjetevjeteshi do te kalonte ne shenjen e represionit duke as mos u kujdesur te jete me selektiv por i drejtuar kunder te gjithe shqiptareve. Me 1991 vendi do te ishte pjese e procesit te zhberjes se Jugosllavise proces ky qe Kosoves do tia merrte tere dhjetevjeteshin duke kulmuar me luften dhe nderhyrjen e bashkesise nderkombetare per te ndalur gjenocidin. Me 2001 vendi kishte filluar nje proces shtet-ndertimi me synim pavaresie e funksionaliteti dhe i tere dhjetevjeteshi u konsumua me kete shenje.
Me cka do te hyhet ne vitin 2011 pra me tere kete dhjetevjetesh
Ndoshta pergjigja do kerkuar ne te kaluaren. Ta zgjedhim ate qe eshte me se afermi dhjetevjeteshin qe kaloi.
Pas clirimit te Kosoves ideja instinktive per te gjithe ishte se vendi duhej te pavaresohej bile kete ta mberrinte brenda afatit 3-vjecar afat i nenkuptuar nga delegacioni kosovar dhe ndermjetesit perendimore ne Rambouillet. Megjithate nga spektri politik kosovar perpos deklarimeve strategjike per pavaresi nuk kishte levizje taktike qe do ta pergatisnin ate. E tere iniciativa iu la ne duar pranise nderkombetare ne Kosove dhe ajo e perqendruar ne kohezgjatjet e misionit te cilitdo perfaqesues nderkombetar do te merrte vendime shikuar nga New Yorku jokunderthenese.
Te shikojme si shembuj tri vendime mes vete jo te nderlidhur dhe ne tri rrafshe te ndryshme te jetes ne Kosove. I pari qe Kushtetuta Korniza Kushtetuese e Kosoves i dyti - koncepti i privatizimit i treti - koncepti i ndertimit te RTK-se.

2.
Koncepti i ndertimit te bazes ligjore per Republiken e Kosoves nga akademik Gazmend Zajmi dhe akademik Fehmi Agani ishte evoluimi kushtetues nga baza e vitit 1974. Gjate viteve nentedhjete ne takimet me bashkesine nderkombetare duke kulmuar me Rambouilletin do te theksonim mevetesine kushtetuese-juridike te Kosoves. Ne vend qe forcat politike dhe intelektuale te Kosoves te hartonin kushtetuten e vendit pas clirimit iu la ne duar perfaqesuesve te UNMIK-ut e madje u adoptua edhe koncepti i tyre qe mohonte evoluimin kushtetues te vendit. Keshtu Kosova nepermjet perfaqesuesve te vet mohoi njeren prej atuve te veta me te forta ate qe do te rishfaqet vetem pas shume vjetesh vendnumerimi ne negociatat e udhehequra nga presidenti Ahtisaari.
E njejta mungese iniciative u pa edhe me konceptin e privatizimit. Ne vend te nje qasjeje qe do ta bente pronen ekonomike te Kosoves te mbrojtshme me ligjet ekzistuese falimentimi i ndermarrjeve kthimi i trojeve te tyre ne prone komunale u adoptua nje koncept qe e bente pronen ekonomike te Kosoves te kontestueshme nga Serbia. Reperkusioni i ketij vendimi nuk eshte vetem shnderrimi i Serbise si pale bashkevendimarrese ne ceshtje ekonomike pra edhe politike por ngrirjen e kapitalit te deponuar per blerje te ndermarrjeve me nje efekt te dyfishte negativ terheqja e parase se gatshme nga qarkullimi dhe pamundesia e fokusimit te kesaj paraje te gatshme per projekte kredituese zhvillimore.
Dhe ne nje fushe krejtesisht tjeter do te ndodhte e njejta gje- adoptimi i nje modeli improvizues. Ne RTK do te ishte e qarte prej dites se pare se duhej te krijohej nje forme e financimit publik qe nuk do te mund te kontrollohej nga pushteti nga njera ane dhe nuk do te tundohej nga afshet komerciale nga ana tjeter. U adoptua modeli i cili i jepte para te pakontrolluara publike dhe te hyra komerciale madje jo edhe gjithaq transparente.
Emertuesi i perbashket i te gjitha ketyre vendimeve eshte interpretimi i nderkombetareve se nuk duhet merzitur shume per to sepse jane vendime te perkohshme. Problemi i tyre eshte se efektet e vendimeve te perkohshme vazhdojne. Ne aspektin juridik-kushtetues vendi ende eshte ne fazen kur duhet te konsolidohet si nje zone ligjore e parapergatitjet per kete kane mundur te behen ne dhjetevjeteshin e kaluar. Ne aspektin ekonomik ky model i privatizimit ende do te terheqe zvarre kontestueshmerine e prones dhe ngrirjen e fondit nga privatizimi. Ne RTK eshte krejtesisht e qarte se problemi u kthye aty ku ishte ne diten e pare si te gjendet financimi i papenguar politikisht ndonese nderkohe ky medium kahere ka humbur cfaredo sensi pavaresie editoriale.

3.
Viti 2011 mund te jete lehtesisht nje rreshqitje me inercion nga agjendat e diktuara prej interesave te perkohshme sikur ne rastin e vendimeve te dhjetevjeteshit te kaluar- hajt se jane te perkohshme.
Ti shikojme vetem me tre probleme te paralajmeruara me te cilat po hyjme ne vitin 2011. I pari ka te beje me legjitimitetin e qeverisjes se re pas zgjedhjeve parlamentare . I dyti me negociatat me Serbine. I treti me balancimin e buxhetit gjegjesisht krijimin e te hyrave buxhetore te mjaftueshme per te mbushur gropen e madhe qe ka krijuar ne te investimi ne rruge.
Per keto probleme ekzistojne zgjidhje te shpejta sikur ato te perkohshmet e dhjetevjeteshit te kaluar qe do te thote formim shkel e shko i institucioneve te vendit pa krijimin e nje baze konsensuale te pranueshmerise. Qe do te thote hyrje ne nje proces negociues me Serbine te ndermjetesuar nga BE-ja me parimin e zgjidhjes se ceshtjeve te lehta fillimisht pa percaktimin e ndonje kornize me te gjere europiane per Kosoven sesa formulimi mbi perspektiven europiane te Kosoves. Qe do te thote sajim te buxhetit shkel e shko pa ndonje nocion te qendrueshmerise se mbushjes se thesarit te vendit.
Megjithate problemi i ketyre zgjidhjeve do te jete se do ti terheqin zvarre problemet. Kosova mund ti kaloje disa vite te ardhshme duke dashur te mberrije nje standard zgjedhjesh demokratike si pjese e kritereve te Kopenhages. Mund te hyje e te mbetet ne nje proces negociues me Serbine qe do te jete nje zgjidhje e perkohshme e marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves por pa i sjelle asnje gje konkretisht Kosoves. Dhe mund te hyje e te mbetet ne rituale harrnimi buxhetor pa ndonje vizion elementar per ngritjen e nje ekonomie.

4.
Por viti 2011 mund te zhvillohet edhe ndryshe. Mund te paralajmeroje se Kosova ka ndermend ta shpenzoje dhjetevjeteshin duke e pergatitur vendin per anetaresim ne NATO e BE deri ne fund te tij.
Per ta bere kete i nevojitet fillimisht nje minimum konsensusi per institucionet e veta demokratike funksionalitetin e shtetit te se drejtes definimin e procesit negociues me Serbine si proces normalizimi me te dhe BE-ne njekohesisht dhe krijimin e vijave bazike te nje koncepti te zhvillimit ekonomik.
Edhe keshtu fillestare duken caqe ambicioze por mungesa e ambicies mund ta lere vendin ne vendnumerim.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›