E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha per emer

Sipas ndermjetesit te OKBse Matthew Nimetz ka ardhur koha per propozim perfundimtar per zgjidhjen e kontestit te emrit mes Maqedonise e Greqise.

Koha eshte per nje propozim perfundimtar per zgjidhjen e kontestit te emrit megjithese ky propozim patjeter duhet te pergatitet me shume kujdes deklaroi Nimetz pas takimit te se henes mbrema me shefin e diplomacise greke Dimitris Drucas ne Asamblene e Pergjithshme te OKB.

Drucas ne kete takim ka perseritur pozicionet greke te cilat sipas tij jane konsistente reale dhe te sinqerta njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Qeveria greke ka vullnet politik per zgjidhjen e ketij problemi brenda vijave te kuqe tashme te njohura - nje emer me permbajtje gjeografike per perdorim te pergjithshem. I kam rekomanduar edhe ndermjetesit Nimetz se udheheqesia e Shkupit ne tavolinen e negociatave ne OKB duhet te vije me nje fryme kompromisi. Fatkeqesisht deri me tani nuk kemi pare nje gatishmeri te tille deklaroi Drucas. Ai ka shprehur keqardhje per mospjesemarrjen e kryeministrit maqedon Nikola Gruevski ne Asamblene e Pergjithshme te OKB ngase aty ka ekzistuar mundesia e nje takimi te drejtperdrejte me kryeministrin grek Jorgos Papandreou.

Ndermjetesi Nimetz ka nenvizuar se viteve te fundit ka dhene disa propozime por asnjeri nga ta deri me tani nuk qene i pranueshem per te dyja palet.

Propozimi i ri duhet te pergatitet me shume kujdes per shkak se kemi shume ceshtje te shtruara ne tavolinen e negociatave. Te dyja palet duhet ti marrin ato parasysh por edhe ti shqyrtojne deklaroi Nimetz.

Nje dite me heret presidenti i Maqedonise Giorgje Ivanov ka zhvilluar nje takim me ndermjetesin Nimetz me qellim qe te njihej me procesin e zgjidhjes se kontestit rreth emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›