Koha per gjuhen
Gjuhetari Bahri Beci - duke pritur nje konference shkencore qe pritet te mbahet ne dhjetor me teme Shqipja ne etapen e sotme politikat e pasurimit dhe te permiresimit te standardit por nisur dhe nga debati i hapur ne gazeten standard per Shqipen e njesuar referuar botimit te Arshi Pipes Politikat e gjuhes ne Shqiperine socialiste - ka tendencen qe kjo te marre rrjedhe miti. Por a mund te gjykohen proceset gjuhesore qofte me dhune por dhe ne tezen gjuha ndodh ne nje rrafsh mitik Beci argumenton pse keto prirje mitike per te debatuar per shqipen ne baze dialektesh marrin kete ngjyrim politik ne ndarjen dialekt verior dhe jugor qe deri me lsquo44 jetonin me vete. Nese Pipa ne librin e tij monografik tregon masakren e diktatures dhe gjuhetaret servile per instalimin e modelit stalinist per njesimin e gjuhes ne argumentin e Becit kjo na reflektohet si nje proces natyral pavaresisht politizimit e per kete perpjekje per standardizim - bazuar ne toskerishten pavaresisht se eshte ne kurriz te gegerishtes letrare - kalon si merite e gjuhetareve Si Fjalori i shqipes se njesuar ashtu dhe botimet drejtshkrimore qarkulluar dhe instaluar mbi shqipen e dy dialekteve Pipa e ka analizuar si nje nga vrasjet me te renda dhe nderhyrja me brutale qe i eshte bere gjuhes duke pasur parasysh parimin se gjuha con tek mendimi. Per pasoje vargun e gjuhetareve qe i sherbyen kesaj ceshtjeje Pipa e ka pare me dyshim duke treguar terrorin dhe friken qe u kishte hyre deri ne palce nga diktatura qe perfshiu edhe gjuhetaret me integritet shkencor qe me vone u lane ne hije. Beci eshte nje nga gjuhetaret ne anen e gjuhes standarde dhe ne shkrimin e meposhtem trajtesa ndonese vjen politike ka tendencen te margjinalizoje duke krijuar idene e cmitizimit te tezave qe jane ngritur ne rrjedhe te ketyre 50 viteve. Ai permend shpesh studiuesit e pasluftes ndersa kujtojme se i vetmi qe ka polemizuar per gjuhen standarde deri ne nje autopsi te panjohur ka qene Arshi Pipa. Nje botim qe ende nuk ka marre shtrirje te gjere por qe implikon qarqe gjuhetaresh dhe akademikesh qe u bene servile te sistemit dhe i sherbyen atij qe proceset evolutive te gjuhes shqipe te mos vinin ne natyrshmeri por te diktoheshin ne emer te stalininternacionalizmit duke mohuar krejtesisht gegerishten ne krijimin e nje gjuhe qe as toskerishte nuk ishte dhe as letrare Sot ka perpjekje dhe prirje per ta rikthyer gegerishten letrare ne shkrimin e saj por keto jane sporadike ne individe letrare dhe ende nuk po merr permasen e nje debati gjitheperfshires per te kuptuar se cfare ndodhi me gjuhen ne 50 vjet diktature e me pas te niset puna aty ku u la 100 vjet me pare per nje shqipe te perbashket letrare me gege e toske pa hak ne mes tyre por ne pasurim me to te shqipes sic ndodhi ne diktature qe u ndertua fjalori i bazuar ne toskerishte duke zhdukur e masakruar gegerishten.