Topalli: Shumë shpejt Kuvendi do t’i heqë imunitetin ish-ministrit Mediu
Kuvendi është i vendosur për heqjen e imunitetit të deputetit republikan Fatmir Mediu dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Kështu ka deklaruar dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në kundërpërgjigje të pretendimeve të opozitës për zvarritje të këtij procesi dhe njëanshmëri politike. Kryeparlamentarja Topalli vuri në dukje se “hetimi duhet të jetë i paanshëm, i gjithanshëm dhe i bazuar në fakte e prova”. Ajo nënvizoi se Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ka filluar punën për raportin dhe ndërkohë që përgatitet ky raport do të vijnë dhe dokumentet që anëtarët e Këshillit kanë kërkuar. “Është shumë e rëndësishme që të shkohet në thelbin e çështjes dhe për Kuvendin në këtë rast çështja më e rëndësishme është të kalojmë ligjin për heqjen e imunitetit, ose kufizimit të imunitetit të deputetëve”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit duke shtuar se “tashmë ka ardhur edhe dosja tjetër për deputetin Hajrulla Paturri dhe se ndoshta është në rrugë një dosje tjetër”. “Unë mendoj se duhet t’i shkojmë problemit në rrënjë dhe kjo do të thotë që menjëherë të fillojë nga puna nënkomisioni i ligjeve për të sjellë në seancë plenare projektligjin për kufizimin e imunitetit, jo vetëm të deputetëve, por edhe të gjyqtarëve, prokurorëve, të gjithë atyre që kanë imunitet”, tha kryetarja Topalli. E pyetur për deklaratën e një dite më parë të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, John Ëithers, për hetimin e ngjarjes në Gërdec, ajo u përgjigj se “Kuvendi funksionon përmes një rregulloreje që duhet të zbatohet dhe respektohet nga të gjithë. Institucionet duhet të respektojnë Kuvendin, ashtu sikurse Kuvendi respekton të gjithë institucionet e tjera dhe pavarësinë e tyre”, cilësoi ajo. Më 21 prill Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të deputetit të PR-së, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona ndërsa u plagosën disa dhjetra të tjerë. Aktualisht, kjo kërkesë po shqyrtohet nga Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve i cili shumë shpejt do t’i paraqesë seancës së kuvendit raportin për këtë çështje.
PR: PS po bën presion politik ndaj prokurorisë, për ngjarjen e Gërdecit/Partia Republikane i konsideron deklarimet politike të përfaqësueve të PS mbi çështjen ‘Gërdeci’ si presion politik ndaj prokurorisë, që nuk synojnë zbardhjen e ngjarjes. Nënkryetari i Partisë Republikane, Aleksandër Garuli, tha se “PR dhe zoti Fatmir Mediu do të mbështesin pa rezerva një hetim të paanshëm dhe të drejtë për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec”. Garuli theksoi se “edhe në mbledhjen e Këshillit të Regullores dhe Mandateve, zoti Mediu shpjegoi atë që kishte ndodhur në Gërdec dhe pas kërkesës së Komisionit për dokumente shtesë ai kërkoi shqyrtimin për heqjen e imunitetit të tij që në seancën e parë të mundshme të Kuvendit”. Nënkryetari i PR-së rikujtoi faktin se z. Mediu dha dorëheqjen nga Ministër i Mbrojtjes menjëherë pas ngjarjes së Gërdecit si reflektim i përgjegjësive të tij politike dhe morale, gjë të cilën sipas tij “përfaqësuesit e opozitës nuk e kanë bërë kurrë kur kanë qenë në pushtet”. Sipas tij, Mediu ka treguar që është i gatshëm të pranojë kryerjen e hetimeve nga Prokuroria pavarësisht nga imuniteti që disponon dhe këtë e ka vërtetuar në takimet me prokurorët në zyrën e tij kur ka qenë ministër, si dhe me letrën që i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme më datë 4 prill për të dëshmuar në çdo moment në procesin e hetimit.
PS: Imuniteti i Mediut të futet në seancën plenare të ditës së sotme/Partia Socialiste i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit që çështja e heqjes së imunitetit të deputetit Mediu, lidhur me përgjegjësinë e tij për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec të bashkisë së Vorës, të futet në rendin e ditës të seancës plenare të së enjtes. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, në një konferencë për shtyp të mërkurën, u shpreh se “sapo i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, një takim në të cilin do t’i parashtroj kërkesën e PS, që çështja e heqjes së imunitetit të zotit Mediu, të mos bëhet pengesë apo një motiv për të bllokuar punën e Prokurorisë dhe të mos pengojë zbardhjen e të vërtetës”. Përsa i takon mocionit të kërkuar nga PS-ja për Kryetaren e Kuvendit, Leskaj theksoi se “ka një grup të ngritur për këtë çështje, por çdo gjë do të bëhet në kohën e duhur”. Sipas saj është momenti për t’u fokusuar në çështjen e imunitetit, pasi kjo çështje “na duket më emergjente”.