E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha per kapercimin e paragjykimeve

Nga Ndricim Kulla
Te udheheqesh nje komb nga kendveshtrimi etik do te thote te nisesh nga shpirti duke kerkuar menyrat qe ky shpirt i kombit te arrije te shfaqet sa me mire. Nese pervetesohet mire ky parim atehere edhe kategori te tilla si e djathta e majta qendra progresiste konservatore etj. duhet te kene kutin e matjes me ate qe duhet te na interesoje paresisht plani evolues i ndergjegjes se kombit i lidhur me te miren e perbashket. Vleresimi kesisoj do te ndodhe duke individualizuar ato forca evoluese ose kunderevoluese qe rast pas rasti e ne pershtatje me gjendjen e domosdoshmerise historike do te arrijne te ndihmojne ndergjegjen e kombit te shfaqet me gjithe fuqine e vet te zhvillohet apo do ta pengoje ate. Mbi bazen e ketyre parimeve te patjetersueshme te cdo etike komunikimi e dialogimi le te perpiqemi te prizmojme situaten e sotme ne te cilen ndodhet Shqiperia. A nuk eshte valle integrimi europian nje gjendje e domosdoshmerise sone historike Pa dyshim e ne raport me te mund te konsiderohen fare mire edhe forcat evoluese apo kunderevoluese. Raporti i sapopublikuar per mosmarrjen e statusit te shumedeshiruar nga ana e Shqiperise duket se i zgjoi edhe njehere etiketimet e ndryshme ne lidhje me faktin se cilat jane forca te tilla ne planin e pergjithshem evolues te ndergjegjes se politikes shqiptare. Vecse keto rezultate duhet te kuptohet se nuk jane mbrujtur tani por gjate gjithe ketyre viteve te fundit. E po ta shohim keshtu atehere veprimin e bojkotit dhe mosangazhimit ligjor te opozites mund ta quajme fare mire te udhehequr nga nje parim qe ne terminologjine e analizes politike quhet boshllek i krijuar nga koha e shkurter e te menduarit. E menjehershmja koha e shkurter eshte gjithcka edhe pse sherben per te ruajtur nje fuqi apo pushtet ne thelb artificial. Keshtu nje politike e tille nuk arrin pervec te tjerash te mpije topise apo regje vetem kohen njelloj si lekuren e shegrenit te Balzakut. Ishte pikerisht kjo kohe kaq e vyer qe u regj e u shperdorua ndoshta paragjykimi me i madh qe pozita mund ti pretoje sot opozites. Vertet ajo mund te kete menduar prioritete te tjera ne rrugetimin e saj drejt ngritjes ne pushtet sic dhe u quajt lufta per demokracine per voten etj. Tek e fundit edhe vete jeta eshte ceshtje prioritetesh por problemi sot duket qarte qe keto prioritete te opozites kane rene ndesh me planin evolues te kombit ne favor te se mires se perbashket. I vendosur ne kete sfond dyvjecar bojkoti kohe-shperdorimi e tensionimi i panevojshem deri ne radikalitet programi me i ri 10-pikesh i opozites nuk mund te mos kete brenda vetes trashegimine nga ai paragjykim qe pozita ka pasur ndaj veprimeve te saj pergjate gjithe kohes jane qasje personale ose per interesa te ngushta personale apo jane te verteta te sinqerta dhe largpamese Ose edhe me keq a do te vazhdoje politika e lobimit prapa kraheve te interesave te Shqiperise edhe kesaj here sic ndodhi me vizat Pa asnje dyshim qe po te mos qe kjo trashegimi dyvjecare qe ato mbajne pas e drejta e paragjykimit ne menyre automatike do te kalonte ne anen e opozites pasi ne vetvete 10 pikat hapin shume fusha ku mund te bashkepunohet dhe duhet medoemos qe te bashkepunohet. Mirepo paragjykimi ngandonjehere i ligjshem eshte shume i veshtire per tu hequr dhe shlyer sidomos kur veprimet e vjetra nga ato te reja si ndan dot asnje vere kohe. Ky mendoj se eshte problemi qe duket se po mban ngerc politiken e sotme shqiptare gjithmone duke u nisur nga premisa te mira e dashamirese. Nga ana tjeter ky veprim ne boshllek i diktuar nga opozita duket se ka mpire e topitur edhe ndergjegjen e pozites. Kjo ngrirje e marredhenieve duket se goditi edhe hapesiren e veprimit te saj. Ajo u detyrua te mendoje gjithmone ne hapesira te ngushta. Nderkohe qe hapesirat me te medha gjeopolitike te te gjitha koherave jane per here te pare perpara kombit shqiptar liberalizimi dhe integrimi. Ky eshte demi i dyte dhe i menjehershem qe solli ajo regjje e kohes qe permendem me siper. Mbi kete mendim ne hapesira te ngushta pra vetem per te kryer detyrat e saj te shtepise pa ia dhene doren opozites qendron thelbi i paragjykimit qe ka sot opozita ndaj pozites. Mirepo qe te dyja keto paragjykime duket te kene per pasqyre ku te shembellehen parimin qe shpirti i kombit te arrije te shfaqet e te paraqitet ne politike sa me mire qe te mundet me gjithe fuqine e tij. E te qenit ne menyre masive proeuropiane e proamerikane eshte vula e ketij shpirti qe sduhet ta harroje asnje politikan. Ajo duhet te jete vija e horizontit te veprimit te tij qe duhet ta udheheqe e te ngrihet ne emer te ketij shpirti edhe mbi vetveten. Qe te krijohet e formesohet ajo vije e larte horizonti kah se ciles duhet te priret politika shqiptare duhet te ngjallen dy parime baze qe qendrojne ne thelb te ketij deformimi te mos mendohet me ne kohe te shkurtra dhe ne hapesira te ngushta. Me keto dy shtylla duhet te ngrihet me pas cdo prioritet dhe sjellje sot per sot e cdo program e projekt politik sot per neser. Nisur nga ky perfundim duket se ka vend per kapercimin nga te dyja palet jo tashme te vetvetes por te paragjykimeve qe secili i mendon te ligjshme per tjetrin. Opozita patjeter qe duhet te tregoje me vepra te reja me bindese e me konkrete se nuk mendon me per tia shperdoruar kohen Shqiperise dhe se eshte vertet per integrimin pa kushte pasi pa kushte eshte dhe mandati qe populli opozitar ia ka dhene per kete qellim. Lufta politike eshte tjeter gje po ashtu dhe ajo per pushtet. Tek e fundit pse te mos kthehet pikerisht sfondi i plotesimit te 12 pikave sfondi i betejes se neserme elektorale ne kuptimin se cila nga keto forca u tregua me evoluese per kombin cila dha me shume kontribut ne kete beteje te tij. Edhe pozita nga ana e saj pavaresisht argumenteve te ligjshme e te drejta qe mund te kete duhet ta kaloje paragjykimin e vertetesise dhe sinqeritetit te sjelljes se opozites. Tek e fundit opoziten nuk mund ta zgjedhe ajo tek e fundit ajo eshte gjysma e popullit te vet dhe sduhet mbeshtetur kurre pergjithnje me shpatulla pas murit pa i lene asnje lloj mundesie. Mund te kerkoje sigurisht garanci te reja me prova konkrete per qellimet dhe frymen bashkepunuese te opozites por smund te reshte kurre se dhene garanci qe edhe krahu tjeter te perpiqet te kaloje paragjykimet e veta. Nen tension askush nuk eshte i kthjellet aq sa duhet ndaj le ti quajme te tille keto dy vite. Tanime duket se tensioni sikur ka rene e kthjelltesia dalengadale po i jep frytet e saj. Le te vazhdojme ta ushqejme e ti japim dore gjallimit dhe fitimit te teresise se forcave te kthjelltesise se do te jemi te sigurt qe do te arrije ti kaperceje me ne fund barrierat qe na ndajne.
Gazeta Panorama

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›