E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha për një ligj për ish-të burgosurit politikë të Kosovës

Programi i punës së Kuvendit për vitin 2009 duhet të kishte më shumë kujdes për prioritetet, do të mund të mbështetej më shumë ndoshta në nevojën e nxjerrjes fillimisht ë ligjeve bazike, themelore dhe mbi këtë bazë pastaj ligjeve tjera, por , megjithatë, fakti se ka një kthesë pozitive, mendoj duhet përshëndetur dhe mbi këtë bazë besoj mund të rregullohen edhe këto kërkesa tjera. Unë kësaj radhe desha të ngre një çështje dhe këtë duhet ta bëjë që në fillim të qartë. Është një çështje që na intereson besoj të gjithëve që kemi pasur edhe një qasje që në fillim inkluzive gjithëpërfshirëse, prandaj e shtrojmë për ta riaktualizuar, por jo për të fajësuar askënd, jo për të drejtuar as romuze as shigjeta kundër askujt. Në programin e punës, por edhe në kalendarin e ligjvënies mungon projektligji për të drejtat e ish - burgosurve politikë. Kërkesa ime që në fillim edhe në emër të deputetëve nënshkrues, kanë qenë 44, tash janë 66, është se kjo nismë ligjdhënëse të zë vendin në programin e punës edhe në kalendarin ligjdhënës dhe të procedohet sa më parë që është e mundshme. Si arsyetim, më lejoni vetëm të them shkurtimisht se çështja e rregullimit me ligj tëkësaj padrejtësie të madhe të së kaluarës, ka qenë që në nismë të funksionimit të institucioneve të reja në Kosovë. Kaq qenë pjesë e programit ligjdhënës të Qeverisë së 28 parë. Është përfshirë edhe në punën që është bërë për kategoritë e dala nga lufta. Në marrëveshje ka qenë lënë që të rregullohet kjo çështje me ligj të veçantë. Ka një nen në atë ligj që thotë se çështja e të burgosurve politikë rregullohet me ligj të veçantë dhe Qeveria ka qenë e obliguar ta bëjë këtë ligj. Nuk e ka bërë, por në kalendarin ligjdhënës ka qenë e përfshirë.
Shoqata e të Burgosurve Politikë, në bashkëpunim me Shoqatën e Juristëve kanë punuar në një draftligj, janë bërë disa të tillë dhe grupi i deputetëve iniciues, me grupin e deputetëve nënshkrues e kanë proceduar muaj më parë Projektligjin në përputhje me procedurën. Ju e dini se procedurat thonë se 6 deputetë mjaftojnë që të nisin një ligj dhe në rast të tillë Kryesia e vë në rend dite në procedurë, do të thotë Rregullorja nuk lë mundësi për procedime të ndryshme. Nuk do mend që të janë respektuar të gjitha kërkesat e procedurës. Ka pasur një keqkuptim që mendoj ka qenë pasojë e mos leximit të ligjit - çështja e implikimeve buxhetore. Në përputhje me përvojat e vendeve të tjera, sidomos të Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera përreth, është dizenjuar një strategji e zgjidhjes në faza. Në fazën e parë ka pasur kujdes shumë që të mos ketë implikime financiare dhe kjo është bërë në memorandumin shpjegues. Është bërë madje edhe një shkresë plotësuese për të hequr çdo dilemë. Edhe Zyra për Standardizim ka konstatuar se kjo është në përputhje me standardet dhe me praktikat demokratike. Duhet ta sqaroj që gjatë hartimit të Projektligjit është pasur kujdes që çështja të rregullohet në parim dhe gjithmonë ku ka implikime financiare është kërkuar prej Qeverisë që atë ta rregullojë me akte të veçanta siç është vepruar në Kroaci dhe në vendet të tjera. Dhe është punë e Qeverisë pastaj aty që aty ta mbrojë edhe kalkulimin dhe koston financiare. Nuk di a ka nevojë të nënvizoj se si pasojë e zvarritjes së kësaj çështjeje po na ndodh çdo ditë pothuajse të vdesin veteranë, njerëz që kanë kaluar gjysmën e jetës nëpër burgje, pa pasur mundësinë edhe të shohin qoftë një satisfaksion moral për atë vuajtje, për atë investim që e kanë bërë. Ata herë vdesin të stigmatizuar si armiq, nacionalistë, kundërrevolucionarë e tjera- tjera. Shoqëria kosovare i ka borxh shumë kësaj kategorie, ata janë treguar vetëmohues, por nuk kuptim që edhe shoqëria si familje t’i mohojë, t’i injorojë. Kemi parasysh sidomos atë gjeneratën e veteranëve të pasluftës së Dytë Botërore që i jetojnë ditët e fundit. Prandaj, zonja dhe zotërinj, është një çështje që na ka bashkuar të gjithëve. Grupi vlerësues përbëhet prej të gjitha grupeve parlamentare. Të gjithë shefat e grupeve parlamentare i kanë nënshkruar. Janë 66, më shumë se sa gjysma e deputetëve, praktikisht do të thotë është diçka që është miratuar me vetë faktin e nënshkrimit nga ana e një numri të tillë të deputetëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›