E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha per relaks per Anne Hathaway

Pasi shkëlqeu në prezantimin e çmimeve Oscar dhe në premierën e filmit Rio, për Anne Hathaway është koha e pushimeve.

28-vjeçarja, së bashku me të dashurin e saj Adam Shulman, kaloi të gjithë ditën e djeshme pranë detit dhe pishinës së hotelit të saj me pesë yje, në Rio de Zhaneiro.

Trupi i tonifikuar dhe linjat jashtëzakonisht të rregullta të aktores ishin ndër gjërat e para që binin në sy.

Pasi një dite të kaluar duke notuar, pjesa më e bukur e ditës për Hathaway dhe Shulman ishte mbrëmja, kohë të cilën e shpenzuan duke parë perëndimin e diellit dhe duke shijuar kokteile.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›