E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentinë, Placido Domingo koncert operistik në qiell të hapur

BUENOS AIRES-Këngëtari operistik Placido Domingo performoi më 24 Mars para dhjetra mijëra argjentinasve në një koncert në natyrë në Buenos Aires.
Pas 13 vite mungese në këtë vend, 70 vjecari këndoi para monumentit Obelisk, ku ndau skenën me sopranon argjentinase, Virginia Tola dhe u shoqërua nga një orkestër dhe kor të drejtuar nga Eugene Kohn.
Domingo performoi pjesë nga performed “El Cid" të Jules Jules Massenet dhe vepra e Xhuzepe Verdit "La Traviata" dhe "Aída."
Radhë të gjata me automjete u krijuan në rrugë për shkak të pjesmarrjes së madhe në koncert, ku shoferët duke pritur në trafik shijonin meloditë e operave dramatike.

Për të shijuar zërin e Domingos rreth 22 mijë vende ishin plot, ndërsa u mbushën plot dhe 14 korsi në bulevarde. Gjatë gjithë kësaj kohe shfaqja u ndoq direkt në TV dhe internet.
Këngëtari spanjoll tha se shpreson shumë të rikthehet sërish sepse kjo është ëndrra e tij, të performojë në mënyrë madhështore në teatrin e sapo restauruar të Kolonit.

Domingo ishte ftuar për të luajtur si në teatër dhe përpara Obeliskut nga Fondacioni privat Beethoven dhe Buenos Aires City, por performanca e tij u kërcënua nga një mosmarrëveshje gjatë punës midis muzikantëve dhe administrates së teatrit.
Muzikantët e teatrit ishin në grevë dhe refuzuan të luajnë në skenën teatrore, ndaj u vendos që Domingo të këndonte në qiell të hapur.

Domingo, i cili aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Operas Kombëtare në Uashington, tha se ai ishte gati për të dyja koncertet pasi sic shton ai ka qënë dhe një artist dhe menaxher.

"Dua të them se përvec shtyllave që ka teatri Kolon, përvec orkestrës dhe korit, ka dhe më shumë, janë 900 persona që punojnë në atë teatër të mrekullueshëm. Për këta duhet të jeni krenarë, shpresoj që mosmarrëveshjet mes muzikantëve dhe qeverisë të zgjidhen. Kështu që admirim dhe simpati për ta pa fund. Faleminderit”, tha ai.
Performanca e Domingos pritej më 23 Mars, por për shkak të kohës me shi, u shty dhe u zhvillua me sukses më 24 Mars.

(d.b/Reuters/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›