E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, të bëshart aty ku ështëvështirë të flitet

TIRANË- Krijimi i një rrjeti mes organizatave kulturore, shoqërisë civile dhe artistëve për të punuar me grupet në nevojë, duke përdorur aktivitetet artistike, është një nga qëllimet e projektit ‘Të bësh art aty ku është vështirë të flitet’, që u prezantua paraditen e sotme në MTKRS.

Zv/ministrja e TKRS, Suzana Turku, u shpreh gjatë prezantimit të projektit, se kjo fushë e re do të eksplorohet edhe në Shqipëri pas rezultateve në vende si Suedia, Norvegjia, Anglia, etj.
"Arti dhe aksesi ndaj artit si të drejta njerëzore do të vijnë nëpërmjet aktiviteteve me grupe të ndryshme në nevojë, të cilët me ndihmën e artistëve të fushave të ndryshme do të bëjnë art",- ka theksuar, Turku.

Objektivi kryesor i këtij projekti është fuqizimi i organizatave kulturore për të punuar me grupet në nevojë, duke përdorur artin në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Suedi, nëpërmjet krijimit të partneriteteve të reja.

Gjatë këtij projekti do të ngrihet një rrjet i organizatave kulturore, të shoqërisë civile dhe artistëve, që punojnë me shtresat në nevojë si dhe do praktikohen metoda të rritjes së kapaciteteve të artistëve dhe organizatave kulturore për të punuar me këto shtresa, duke përdorur Skulpturën Sociale.

Disa nga produktet e projektit do të shërbejnë për përfshirjen e artistëve në ndihmë të grupeve në nevojë, gjë që do të sjellë një dimension të ri të njohjes dhe aksesit në art. "Të bësh art aty ku është vështirë të flitet", rrjeti i skulpturës sociale, është financuar nga programi i Komisionit Evropian për mbështetjen e shoqërisë civile.

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›